GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Takimi i Yuri Kim me Alibeajn, shenjë e mirë për shqiptarët

21:30 - 05/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjela: Basha përkrahet nga SHBA, Rama dhe Berisha të frikësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, sot takoi Enkelejd Alibeajn dhe e konsideroi, me theks të fortë ligjor, si kryetar të ligjshëm të Partisë Demokratike. Shenjë shumë e mirë kjo për shqiptarët në funksion të ringritjes perëndimore të Partisë Demokratike.

l.

Në një shtet, kur të fuqishmit e politikës përpijnë me korrupsion popullin e tyre të pambrojtur, puna shkon deri aty sa asgjë nuk është më ligjore. Por, kur të grabiturit nga të fuqishmit e politikës gjejnë një mbrojtjes të fuqishëm si aleat, klima kombëtare e shtetit të dhunuar ndryshon.

Kjo është gjendja në Shqipëri. Të korruptuarit janë rreshtuar në regjistrin e ashpër të politikës amerikane. Dhe shqiptarët janë gjithë sy e veshë, duke pritur çlirimin nga uzurpimi që u ka bërë korrupsioni i lartë shtetëror.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe si e tillë, patjetër, si aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara që është, ajo do t’i përfitonte këto rangje, dhe, po ashtu, do të ndihmohej për t’u çliruar nga dhunimi që shqiptarëve u ka ushtruar korrupsioni i lartë shtetëror në afër tridhjet vite rresht.

ll.

Gjesti që bëri sot Ambasadorja amerikane në Tiranë, ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e angazhimit të Amerikës në luftën anti-korrupsion në Shqipëri.

Por, korrupsioni i lartë shqiptar, është shqetësuar dhe nuk po e përmban dot veten.

Natyrisht, në sjellje të tilla individin e sjell gjithmonë frika. Janë të akuzuar të korruptuarit e lartë, dhe kanë nevojë ta shfryjnë frikën e tyre si trimëri fjalësh.

Kjo është një psikologji e njohur për të akuzuarit, por suksesi i reformës anti-korrupsion sot mori një forcë të re.

Të shohim ditët në vijim, sepse Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në këto dy ditët e fundit, bëri dy takime të rëndësishme që nuk duket se janë të palidhur për të ardhmen e afërt të goditjes anti-korrupsion në Shqipëri: Yuri Kim dje takoi krerët e policisë së shtetit dhe sot ajo i dha forcë zotit Enkelejd Alibeaj, kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike.

lll.

Shtetet e Bashkuara, në këtë situatë lufte Rusi-Ukrainë, e kanë domosdoshmëri forcimin e aleatit të vet, Shqipërinë, dhe prandaj likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritja e Shqipërisë në analet e nivelit të lartë të institucioneve ndërkombëtare, është një vlerë e madhe për historinë e ardhshme të Shqipërisë.

Dhe kjo do të ndodhë.

Por ambasadorja amerikane sot sërish i dha shenja opinionit publik shqiptar se Sali Berisha, si i korruptuar që është, do të likuidohet.

Shqipëria, dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e ka domosdoshmëri mbrojtjen që po i vjen nga Amerika, sepse popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, i kanoset rreziku sllav: nga Beogradi e gjer në Moskë.

Garancia e shqiptarëve kundër armiqësisë shekullore të Beogradit vjen vetëm nga Shtetet e Bashkuara.

Por, mos harroni: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është me Moskën, por ama, është krejt i pashpresë.

Politika amerikane në analet e veta ligjore, korrupsionin e krerëve politikë të një shteti aleat, e konsideron krim ndërkombëtar. Kështu shihet se është konsideruar prej tyre edhe Sali Berisha. Të gjitha të tjerat që llomotiten si elozhe për Saliun janë vetëm fjalë pa bereqet.

Sepse lufta antikorrupsion për të çliruar shqiptarët, është drejt triumfit të saj final.

 

Etiketa: Enkelejd Alibeajkryesore2shenjeshqiptarettakimiYuri Kim

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Milan “çmonton” Lazion dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Goditja e parë e Milanit do të transferohet nga Franca, zbulohen detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com