Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rumani, ku një makinë u përplas me portën e ambasadës ruse në Bukuresht, shoferi i së cilës ndërroi jetë.
Incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale, tha TASS, duke cituar Radio Romania, ku sipas të cilit makina u përplas me portën dhe më pas mori flakë.
Trafiku është kufizuar në rrugën ku ndodhet ambasada dhe forcat e rendit po hetojnë shkaqet e incidentit, thuhet në raport.
Discussion about this post