GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Instant

Përplasja Qeveri-Presidencë deri në ditën e fundit, Rama i heq një tjetër kompetencë Metës

në Instant, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja Qeveri-Presidencë deri në ditën e fundit, Rama i heq një tjetër kompetencë Metës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Lufta” mes Qeverisë dhe Presidencës, ose mes Ramës dhe Metës do të jetë e fortë deri në ditën e fundit kur do të zgjidhet Presidenti i ri dhe këtë e tregoi përsëri sot vendimi i Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e ditës së sotme një nga vendimet e marra në Këshillin e Ministrave, është edhe ai që i hiqet kompetencat që ka Presidenti i Republikës për dhënien e shtetësisë.

Sipas vendimit, në kreun 5 të ligjit të ri, ku parashtrohen rregullat e procesit të verifikimit të vlerësimit të kërkesave për shtetësi, Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, do jetë ai që do të vlerësojë relacionin dhe konstatimin e mosplotësimit të kritereve teknike si dhe do marrë vendim për refuzimin e kërkesave për fitimin e shtetësisë. Pra, qeveria heq pikën 2 të Nenit 19 për shtetësinë, ku shprehej se “në përfundim të kryerjes së verifikimeve, sipas parashikimeve, ministria i përcjell Presidentit të Republikës propozimin për nxjerrjen e dekretit për heqjen e shtetësisë”. Kështu i hiqet dhe një e drejtë tjetër që i jepte Kushtetuea, Ilir Metës.

 

 

Heqja e kompetencave të Presidentit nuk është risi në ‘betejën’ Qeveri-Presidencë. Në 24 korrik 2020, Kuvendi ndryshoi ligjin për statusin e magjstratëve, me anë të të cilave u ndryshua insititucioni para së cilit bëhej betimi. Neni 61 i ligjit të mëparshëm parashikonte se anëtarët e Gjykatës së Lartë betoheshin para Presidentit, ndërsa me ndryshimet e miratuara ata do të betohen para KLGJ-së.

Përplasja siç duket do të vazhdojë deri në datën 24 korrik 2022, ditë kur do të zgjidhet edhe Presidenti i ri i vendit. Kujtojmë se përplasja Qeveri-Presidencë ka qenë më e ashpra në 30 vite pluralizëm, që kur Ilir Meta me votat e Edi Ramës është ulur në atë karrige. Kjo përplasje përveç deklaratave dhe tejkalimit të kompetencave, arriti deri në atë pikë sa Parlamenti në 9 Janar 2021, votoi për shkarkimin e Ilir Metës, por që ky shkarkim doli nul nga Gjykata Kushtetuese në 17 shkurt 2022.

Gijotina.com

Etiketa: Edi RamaIlir Metakompetencekryesore2perplasjaPresidenceqeveri

Lajme të lidhura

Aktualitet

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:56 - 22/05/26
Raporti i IBAR-it, Berisha: Korrupsioni mbetet shqetësim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit!
Aktualitet

Raporti i IBAR-it, Berisha: Korrupsioni mbetet shqetësim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit!

13:34 - 22/05/26
Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik
Aktualitet

Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik

13:09 - 22/05/26
Para
Rama, i prerë: Taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen

Rama humor krize përmes Muajit të Ramazanit: Hani më pak dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake

15:32 - 22/05/26

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë lëshuar kërcënime të reja për veprime ushtarake kundër Kubës,...

Lexo më shumë
Studimi i ri: Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore

Studimi i ri: Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore

15:11 - 22/05/26

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit

14:49 - 22/05/26
Trajneri Arbeloa konfirmon largimin nga Real Madrid: Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim”

Trajneri Arbeloa konfirmon largimin nga Real Madrid: Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim”

14:29 - 22/05/26
Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

14:10 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com