GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama legalizoi kanabisin, Sula: Do të kthejë biznesmenët ushtarë të bandave kriminale

17:06 - 07/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD-së/ Në vitin kur Rama mori mandatin e tretë 11 mijë shqiptarë kërkuan azil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dash Sula ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se do të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore. Sula shkruan se Rama do t’i kthejë biznesmenët në ushtarë të bandave kriminale për të marrë licencat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.

“Njeriu i cili do mbahet mend se që në mandatin e parë qeverisës pati një ministër të brendshëm të arrestuar për drogë, ka dalë sot me paralajmërimin e legalizimit të Kanabisit Farmaceutik. Njeriu i cili do mbahet mend se gjatë qeverisjes së tij 30% apo 40% e punonjësve të policisë rezultuan përdorues të drogës në testin që bëri vet policia, ka vendosur legalizimin e kriminalitetit nën petkun e justifikimit të këshillimit kombëtar. Me formularët e plotësuar në zyrat e patronazhistëve, kryeministri kërkon t’i jap dorën e fundit shpopullimit të vendit. Nga raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është vlerësuar çdo vit edhe më keq që nga 2013. Sipas raporteve të DASH por edhe të organizatave të BE, Shqipëria është kthyer në magazinë dhe korridor i dograve të forta dhe të rënda që më pas transportohen drejt BE. Shqipëria e cila kritikohet vazhdimisht për nivelin e lartë të korrupsionit sipas SULLTANIT duhet të legalizojë kanabis-in“, shkruan Sula.

Sipas Sulës, ky projekt do të dështojë dhe për këtë sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut ku shkruan se skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar. Sula shkon edhe më tej duke thënë se përveç dështimit, nga ky projekt do të drogohet edhe shoqëria shqiptare.

“Kryeministri Rama do t’i kthejë biznesmenët në fasadë të krimit të organizuar. Nëse kjo maxhorancë do të miratojë vërtet ligjin e legalizimit të kanabisit do të shihni shumë shpejt sesi biznesmenët do të përdoren si ushtarë të bandave kriminale për të marrë licencat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.  Në Shqipëri nuk do ketë më logjik ekonomike dhe do shikoni sesi do humbas çdo kulturë bujqësore. Fermerët nuk do kenë asnjë interes për të kultivuar, grurë, misër, fruta apo çfarëdo lloji kulture tjetër pasi do mbjellin kanabis. Skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar në Maqedoninë e Veriut që ka nivel kriminaliteti më të ulët se sa Shqipëria, ndaj këtu jo vetëm do dështojë projekti por do drogohet shoqëria“, shkruan Sula.

Etiketa: Dash SulaEdi Ramakanabisi

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Lideri i “Elita 5” mbështet protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut

Lideri i “Elita 5” mbështet protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com