GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

31-vjeçari vdiq në Barcelonë dhe e nxorën pa zemër/ Motra: Pse Spanja refuzon ADN-në?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
31-vjeçari vdiq në Barcelonë dhe e nxorën pa zemër/ Motra: Pse Spanja refuzon ADN-në?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 2 vitesh motra e Saimir Sulës kërkon drejtësi për të vëllain, i cili vdiq në Barcelonë, por nga spitali e nxorën pa zemër. Kujtojmë se,  Ishte maj i vitit 2020 kur u raportua se Saimir Sula kishte ndërruar jetë në një spital në Spanjë. Opinioni publik u trondit kur u zbulua nga mjekësia ligjore shqiptare se 31-vjeçarit të pajetë i mungonte zemra dhe pavarësisht kërkesës së llogarisë familja e tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Motra e tij, Majlinda, ka dy vite që troket në dyert e drejtësisë në Spanjë dhe në Shqipëri, për të zbardhur të vërtetën, për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur të vëllait. Tashmë ajo e ka një përgjigje, pasi autoritetet në Spanjë e kanë informuar se zemra e Saimirit ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore. Por Majlinda nuk është e bindur, ajo ka dyshime të forta se zemra është e vëllait të saj. “Pas një viti mjekësia ligjore na nxori një zemër që teorikisht pretendon se është e Saimirit. Ne na lindim dyshimet, se fillimisht data, janë 22 prill, kur Saimir ishte gjallë, pra ndërroi jetë më 9 maj”, tha motra Majlinda.

Kjo e fundit shton se drejtësia spanjolle refuzon të bëje testin e ADN-së, për të konfirmuar nëse kjo zemër është ose jo e të vëllait, ndaj kërkon ndërhyrjen urgjente të shtetit shqiptar. “T’i sillet zemra e Saimirit në Shqipëri dhe të bëhet ADN këtu, meqë shteti spanjoll nuk pranon të bëjë ADN. Me domosdo duhet të kërkojmë ADN, që ta konfirmojnë nëse është e Saimir apo i përket dikujt tjetër”, deklaron e motra e viktimës.

Majlinda, e cila është e shqetësuar, deklaron se ka 20 ditë që sorollatet në dyert e institucioneve, prokurorinë e Tiranës, Ministrinë e Drejtësisë apo Ministrinë e Jashtme, por ende nuk di nëse letërporosia është nisur drejt Spanjës. Ajo pretendon se institucionet nxjerrin justifikime nga më të ndryshmet, por zvarritjet sipas saj rrezikojnë hetimin e rastit.

“Kam 20 ditë që sorollatem, më është thënë sot nesër, por ende nuk e di nëse është dërguar kjo letërporosi”, tha Majlinda. Motra e 31-vjeçarit të ndjerë bën thirrje që shteti të reagojë sa më shpejt, pasi ekziston rreziku që autoritetet spanjolle ta hedhin zemrën e për këtë shkak çështja nuk do të zbardhet kurrë. “Avokati im mendon se duhet të niset në mënyrë urgjente, pasi spanjollët kërcënojnë të hedhin zemrën, pra ajo është prova”, u shpreh motra e viktimës.

Etiketa: ADNBarcelokerkese llogarieKryesore1motraSaimir Sulatrafik organeshvdiqzemera

Lajme të lidhura

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje
Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Para
Mund të ketë ngecur diku, rinisin kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit në lumin Fan

Mund të ketë ngecur diku, rinisin kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit në lumin Fan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje
Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com