GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Plori: Kur nuk fitojmë mezi u dal para edhe familjarëve! Me Laçin të jetë dita jonë

13:29 - 08/04/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Elvis Plori: Përballemi me emër të madh, por jemi Vllaznia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia përballet me Laçin dhe pas tre humbjeve radhazi në kampionat kërkohet reagimi në kampin shkodran. Trajneri Elvis Plori foli për gjendjen e skuadrës së tij dhe rëndësinë e ndeshjes me Laçin dhe asaj në Kupë kundër Partizani.

SITUATA -“Këto dy javë janë shumë të rëndësishme për të gjithë klubin dhe besoj se do të rikthehemi te fitoret. Lojtarët e kanë vlerësuar stërvitjen shumë. Nuk është hera e parë që shënojmë gol dhe më pas e pësojmë.  Kemi bërë një analizë pas kësaj ndeshje dhe shpresoj që këto situata të mos përsëriten më.

Si trajner mund të them që skuadra në minutat e fundit nuk kishte fuqi. Me programin e GPS, lojtarët kanë patur luhatje dhe nuk kam bërë shumë ndryshime në formacion. Ana psikologjike ka ndikuar, pasi skuadra është ndërtuar për të dalë kampion dhe mungesa e rezultateve ka ndikuar”.

PRESIONI – “Si trajner jam gjithmonë nën presion, por e them me shpirt që në Shkodër kam ardhur për të bërë më të mirën për këtë skuadër, pasi këtu jam në shtëpinë time. Këtu ka gjithmonë presion, por unë dua të dal faqebardhë pasi jam shkodran dhe kur nuk fitojmë mezi i dal përpara njerëzve të shtëpisë. Jam trajner që mundohem të bëj gjithmonë maksimumin”.

RIVALI I RADHËS – “Laçi është një skuadër agresive dhe dalin shpejt në kundërsulme. Janë të fortë, por shpresoj që nesër të jetë dita jonë dhe jo e atyre. Ndryshimi i trajnerit? Nuk e di, por them që janë të dy trajnerë me eksperiencë dhe e dinë si t’i zgjidhin problemet e skuadrës”.

FORMACIONI – “Nuk jam partizan i ndryshimeve të mëdha. Do të kemi ndonjë ndryshim të vogël, por edhe ata që janë futur nga stoli nuk kanë bërë shumë ndryshime. Lojtarët duhet të angazhohen pak më tepër që të mos na ndodhi ajo që ndodhi me Kastriotin. Jemi munduar të takohemi me lojtarët edhe në veçanti, në mënyrë që të jenë mirë nga ana psikologjike. Gurishta është në dyshim për të luajtur titullar, është stërvitur vetëm sot dhe do të jetë me skuadrën”.

TIFOZËT – “I kuptoj shumë mirë dhe janë tifozët më të mirë. E di që janë të ndjeshëm, por Vllaznia ka nevojë për njerëz që të vijnë në stadium pasi i kemi të gjitha gjërat në lojë. Nëse fitojmë nesër, do të jetë një gjë pozitive edhe për ndeshjen e Kupës. Europa është më afër përmes Kupës, pasi ka ndeshje më pak. Gara është e hapur në dy frontet. E vuajmë mungesën e tifozëve, ne pa ata nuk mund të arrijmë te rezultatet pozitive”.

Etiketa: elvis ploriVllaznia

Lajme të lidhura

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve
Sport

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve

12:56 - 03/02/26
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala
Sport

Infantino kërkon heqjen e pezullimit të Rusisë: Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt

10:21 - 03/02/26
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas
Sport

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Para
“Do analizojmë legalizimin e kanabisit”/ Manja: Do ndryshojnë masat për të burgosurit

“Do analizojmë legalizimin e kanabisit”/ Manja: Do ndryshojnë masat për të burgosurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta-ministrit të Drejtësisë: Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje
Aktualitet

Meta-ministrit të Drejtësisë: Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje

13:39 - 03/02/26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësur  ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke e quajtur simbol të...

Lexo më shumë
Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve

12:56 - 03/02/26
“Nuk të kam takuar kurrë!” Topalli i përgjigjet Ballës: Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën

“Nuk të kam takuar kurrë!” Topalli i përgjigjet Ballës: Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën

12:46 - 03/02/26
Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

12:29 - 03/02/26
Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete

Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete

12:21 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com