GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Legalizimi i kanabisit? Ja shembulli i Kanadasë

20:47 - 08/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Legalizimi i kanabisit? Ja shembulli i Kanadasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Jeta Dedja

Studimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë shumë optimistë për efektet pozitivë që solli ky ligj. Në aspektin e shëndetit publik dhe mendor, shifrat tregojnë shtim në radhët e përdoruesve duke theksuar tendencën në rritje të përdoruesve të vegjël dhe të të rinjve. Gjithashtu është rritur numri i personave me varësi. Janë shtuar rastet e aksidenteve nën efektin e substancës. Tregu i zi lulëzon në çdo stinë, e si rrjedhojë publiku nuk është i mbrojtur.

Përveç këtyre, një anë ekstra e bezdisshme është era e keqe, e padurueshme rrugëve apo vendeve publike. Na rroftë shalli në dimër! Plot nxënës të shkollave të mesme fshihen nëpër WC ose skutat e oborreve, dhe më pas nuk janë më për shkollë. Totalisht të demotivuar, disa flenë në klasë, disa qeshin pa lidhje, disa prishin orën e mësimit e shkaktojnë trazira.

Edhe pse ligji kanadez e ndalon t’u shesësh ose t’u japësh kanabis të rinjve nën 18 vjeç (ose 21 në Québec), nën kërcënimin e një dënimi deri në 14 vjet burg, adoleshentët mendojnë se përderisa produkti shitet në dyqan për të rriturit atëherë gjithçka është ok, njëlloj si cigaret që mbartin shënimin “duhani shkakton kancer”, lojë probabiliteti. Ata gjejnë mënyrat ta sigurojnë; tregu i zi.

Sipas Këshillit Kanadez të Kanabisit, që përfaqëson më shumë se 700 prodhues të licensuar dhe përpunues të kanabisit në Kanada, qeveria kanadeze merr notën 7 sa i përket masave për ruajtjen e fëmijëve nga kanabisi dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Ndërsa lidhur me luftën ndaj tregtimit të paligjshëm, taksimit, ndërgjegjësimit dhe edukimit të popullatës si dhe zbatimeve financiare, qeveria kanadeze ngel në klasë.

Pse u legalizua tregëtimi i kanabisit në Kanada? Që paraja të kalonte nëpër kanale zyrtare, të rritej kontrolli. Por realiteti tregon të kundërtën. Tregu i paligjshëm i kanabisit kap rreth 50 % të biznesit, duke bërë që miliarda dollarë nga shitja të mos kalojnë nga zyra e taksave kanadeze.

Tani imagjinoni Shqipërinë nëse kanabisi fiton statusin e produktit të ligjshëm dhe bëhet i arritshëm nga kushdo.

Do hapen vende të reja pune? Po. Do fitojë shteti ca para? Po, por a mendoni që informaliteti do marrë fund? Nuk do ketë treg të zi me çmim më të lirë? Si do garantohet mbrojtja e fëmijëve dhe shëndeti publik nga një shtet që ngel në klasë me detyrat më elementare?

Apo do ngrihet njësia e posaçme e kontrollit, e më pas njësia që kontrollon njësinë e kështu me radhë duke fryrë nga një anë e shfryrë nga ana tjetër?

Mendoni se tregtarët e ligjshëm apo të paligjshëm do vrasin mendjen për shëndetin e fëmijëve? Jo.

Kush do përfitojë? Ata që kanë përfituar deri më sot.

Kush do dëmtohet? Fëmijët, familja, shoqëria.

Prandaj hesapet duhen bërë mirë para se të propozohen e miratohen ligje.

 

Etiketa: kanabisitKanadasekryesore2Legalizmishembulli

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Sulmi në Ukrainë/ Reagon Biden: Rusia po shkakton mizori, po vret civilë të pafajshëm

Sulmi në Ukrainë/ Reagon Biden: Rusia po shkakton mizori, po vret civilë të pafajshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com