GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pallati i prishur që nga tërmeti i 2019-ës, banorët e Kombinatit ngrihen në protestë: Jemi pa zgjidhje!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohet në të dyja anët autostrada Tiranë-Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorëve të Kombinatit u ka sosur durimi duke pritur rindërtimin e shtëpive pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ditën e sotme janë ngritur në protestë kundër Bashkisë së Tiranës. Sipas tyre, pallati do vetëm riparim dhe nuk ka pse shembet, madje një pjesë e mirë e tyre janë kthyer në ato banesa. Por nga ana tjetër Bashkia e Tiranës është e vendosur ta shembë dhe nuk u jep asnjë informacion se ku do t’i marrin shtëpitë pas kësaj. Për më tepër, bonusi i qirave që jep kjo bashki është shumë më i vogël se vlera reale e qirave që ata paguajnë.

“Shqetësimi im kryesor është që këta kërkojnë të shembin pallatin, kur ai është i padëmtuar. Ka nevojë për ndonjë riparim të lehtë. Kemi marrë ekspertë dhe e kemi fituar gjyqin. Shtëpia ime nuk ka asnjë lloj dëmtimi, jemi kthyer në shtëpi. Merrnim një bonus qiraje që nuk mjaftonte. Më jepnin 180 mijë lekë qira, kurse unë paguaja 260 mijë lekë qira, nuk mjaftonte. Shumë banorëve si unë nuk u mjafton. Në kërkojmë edhe nëse do të na prishet pallati, le të na strehojnë këtu. Zero informacion se ku do të ndërtohet pallati. Kërkojmë ndonjë informacion në bashkinë e Kombinatit dhe asnjë informacion”- tha një banor.

Një banore tjetër shprehet se Bashkia e Tiranës nuk e ndërton pallatin në të njëjtin truall ku ndodhet ai që do të shembet. Ata shprehen se shumë njerëz janë në rrugë të madhe dhe se nuk kanë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ta.

“I prishën shtëpitë. Atëherë ndërtoje siç e prishe, se njerëzit janë në rrugë të madhe. Ca janë të moshuar. Apo presin kur të kthejnë këmbët nga dielli dhe ata?! Sikur të na kishin thënë se kur do të fillojnë punimet, dhe ne e kthenim mendjen. Nga këto jemi mërzitur. Po rregulloji pra punët e popullit, ku do të shkojë ai?! Jemi në katrahurë. Unë marr 220 mijë lekë qira, banesa kushton 200. Njëzetmijë lekë ngelen…Nuk kemi asnjë informacion, asnjë shpresë se si do të vejë halli. Ne ua dhamë votën që të merrnim shtëpinë, se ata e dinin… Po për ne të Kombinatit nuk është zënë kurrë me gojë, vetëm për Laç…Kurse neve nuk na zënë me gojë!”- evidentoi një tjetër qytetare.

 

 

 

Etiketa: BanorëtKombinatitnentoripallatiprotestetërmetizgjidhje

Lajme të lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
Para
Drogë në kontenierët me banane, gjykata jep masën për Eduart Dautin

Drogë në kontenierët me banane, gjykata jep masën për Eduart Dautin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş