GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE merr masa ndaj shteteve që nuk mbështetën sanksionet, ja dy vendet e Evropës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
BE miraton embargon ndaj importeve të qymyrit rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian ka vendosur që të marrë masa serioze për Serbinë, por edhe për shtete të tjera të rajonit të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Brukseli thotë se  vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme ndaj luftës në Ukrainë. Serbia është i vetmi shtet i rajonit i cili nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së dhe nuk i ka vendosur sanksione Moskës.

“BE-ja, apo më saktësisht vendet anëtare, në të ardhmen gjatë vendimeve që kanë të bëjnë me vendet përkatëse do të marrin parasysh nivelin e përshtatjes me qëndrimet e bllokut Evropian, deklaratat dhe solidaritetin e dëshmuar nga këto shtete për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore të BE-së.  Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë përshtatur deri më tani plotësisht me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme. Ne presim dhe në këtë drejtim jemi angazhuar me vendet anëtare dhe partnerët në rajon, që t’ua shpjegojmë se sa është e rëndësishme në këto rrethana kur është rrezikuar rendi botëror i bazuar në ligje dhe rregulla, të mbështesin BE-në dhe të kenë qëndrimin e njëjtë me ne rreth sanksioneve” – tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Dy vendet e Evropës që nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, janë Serbia dhe Turqia. Por, negociatat e anëtarësimit me Turqinë edhe ashtu janë të ngrira, ndërkohë që ato me Serbinë janë në vazhdim e sipër. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel të cituara nga REL, Beogradi tani do të jetë nën presion më të madh për të mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Burime diplomatike thonë se tani, nuk do të ketë më mirëkuptim për qëndrimet që shkojnë kundër orientimit strategjik për anëtarësim në BE.

 

Etiketa: Bashkimi Evropianevropesmbeshtetensanksionetshtetetvendet

Lajme të lidhura

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Para
Përkujtimi i Betejës së Koshares, Osmani: Ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim

Përkujtimi i Betejës së Koshares, Osmani: Ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking
Aktualitet

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Sarandës për kthimin e pjesës së pasme...

Lexo më shumë
Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

10:52 - 06/08/26
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

10:40 - 06/08/26
Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

10:19 - 06/08/26
Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com