GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zgjedhjet i fiton Rama, ne numërojmë votat”, batuta për të cilën u zunë Blendi Çuçi dhe Ulsi Manja

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zgjedhjet i fiton Rama, ne numërojmë votat”, batuta për të cilën u zunë Blendi Çuçi dhe Ulsi Manja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kongresi i Partisë Socialiste është shoqëruar edhe me replika mes dy ministrave, Bledi Çuçit dhe Ulsi Manjës. Fillimisht ishte Ministri i Drejtësisë që në fjalën e tij tha se partisë i mungon shtylla kurrizore dhe duhej ndryshim i menjëhershëm i kryetarëve të degëve.

Pas tij fjalën e mori Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili u shpreh se Manja foli si anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Ai krahasoi PS-në e Beratit ku është vetë drejtues qarku me PS-në e Dibrës, ku drejtues është Ulsi Manja. Çuçi tha se Berati është një nga qarqet më të organizuar, ndryshe nga Dibra që kishte shumë probleme me organizimin.

Por e menjëhershme ishte edhe replika e ministrit Manja, i cili u shpreh se zgjedhjet nuk i kanë fituar drejtuesit e qarqeve, por kryeministri Rama dhe Partia Socialiste. Ai “thumboi” Çuçin duke thënë se PS e Beratit ka organizim të mirë për shkak të Blendi Klosit, duke ia atribuuar atij meritat për fitoren e PS në Berat.

Bledi Çuçi: Duke dëgjuar Ulsiun, mu duk sikur dëgjova një anëtar të Komisionit të Rithemelimit, sikur partia nuk rezulton fare. Në fakt, Ulsiu edhe ka të drejtë, por edhe nuk ka. Ka të drejtë sepse Kryesia më delegoi ën zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës për të ndihmuar, dhe po të vendos syzet e Ulsiut dhe i vura në Dibër, është ai realitet që Ulsiu e përshkroi. Partia pothuajse nuk ekzistonte fare, por ky nuk është realiteti në gjithë Shqipërinë. Dua të sjell rastin e partisë në qarkun e Beratit, që është ndoshta një model i kundërt i partisë në qarkun e Dibrës. Në Berat kam parë një pjesë të PS-së nga më të organizuarat që kam hasur në gjithë Shqipërinë. Dua të them që kemi shumë probleme në organizimin kapilar të partisë, por nuk duhet të themi që nuk ekziston partia. Jam shumë dakort me të gjithë propozimet që janë bërë për ndryshimet statutore dhe jam një nga partizanët e idesë që të krijojmë një Libër Rregullash.

Ulsi Manja: PS është shumicë në territor dhe kjo u provua edhe në 6 Mars, por kur shtylla kurrizore e partisë nuk rri drejt, unë dua ta them. Duhet të jemi realist, i fiton Edi Rama zgjedhjet, ne thjesht menaxhojmë votat që qytetarët i besojnë PS-së dhe Edi Ramës. Për këtë fola, të drejtës t’i themi e drejtë. Në Dibër nuk i rrinte drejt shtylla kurrizore partisë dhe nuk krahasohet me Beratin, sepse i ka dalë mjekra Blendi Klosit atje në Berat. Atje mori vendimin për të lënë mjekër Blendi.

Etiketa: BeratiBlendi KlosiDibraorganizimreplika cuci-manja

Lajme të lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
Para
Kongresi/ Rama publikon emrat e rinj në PS, kush mori detyrat e reja

Rama nuk përmbahet, publikon sms me Bashën: Duhet të kishte ndodhur me kohë se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş