GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vanoli: Dinamon s’e kam bërë unë, e vërteta me Sofranac e Imami është kjo

12:07 - 10/04/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vanoli: Egnatia e fortë, por fusha do të flasë! Dinamo luan 10 finale deri në fund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rodolfo Vanoli, trajneri i Dinamos, ka dalë para mediave ditën e sotme dhe ka folur në lidhje me duelin kundër Kastriotit dhe për çështje të tjera në kampin blu. Një gisht për situatën e 18 herë kampionëve të vendit italiani e ka drejtuar te ish-trajnerët e mëparshëm të Dinamos.

“E kemi përgatitur ndeshjen si çdo sfidë. Jemi të vetëdijshëm se në këto tre ndeshje jemi përballur me skuadrat më në formë të kampionatit. Nëse analizohen këto ndeshje, këto tre skuadra ishin në formë Egnatia, Kastrioti dhe Tirana. Ne nuk kemi humbur sepse nuk ishim të aftë për të luajtur, por kemi humbur ndeshjen ndaj Tiranës sepse kemi humbur një penallti dhe me Egnatian nuk kemi bërë një paraqitje në lartësinë e duhur”.

“Sofranac? Sofranac ka thënë se ishte pak konfuz dhe se nuk ishte mirë fizikisht. Njerëzit përpara se të flasin dhe të kritikojnë duhet të njohin ambientin. Unë nuk i pranoj kritikat me dinakëri që i bëjnë klubet e tjera te Dinamo ime. Sofranac do të jetë titullar. Imami është i dëmtuar dhe nuk mund ta aktivizoj. Është hera e fundit që do të flas me emra të përveçëm. Mua më intereson fitorja dhe jo kush aktivizohet”.

“Është evidente që me një të ri flitet në një mënyrë tjetër dhe me një lojtar veteran më ndryshe, për mua më intereson vetëm Dinamo dhe asgjë tjetër. Unë në 10 ditë nuk mund të zgjidh 9 muaj me probleme. Unë kam pranuar këtë post me dashuri dhe pasion, kam njohur presidentin dhe më vjen keq që ta shoh në këtë gjendje për mënyrën se çfarë na jep ne dhe klubit.

Nëse unë kam pranuar, nuk e kam bërë një gjë të tillë se dua të bëj dy muaj kështu, por sepse është një projekt i rëndësishëm. Besoj se Dinamo dhe tifozët e saj meritojnë shumë më kaq. Kush ka punuar për Dinamon duhet të kërkojë falje për aty ku e kanë dërguar klubin.

“Ndaj Tiranës unë kam parë një skuadër ‘zonjë’, ne kemi luajtur shanset tona, kemi pasur mundësi ta fitonim, por humbëm. Unë gjithmonë kërkoj lojtarë që janë mësuar të fitojnë. Skuadrën nuk e kam bërë unë, kam objektiv shpëtimin e skuadrës. Këtij ekipi i mungon vazhdimësia e rezultateve pozitive sepse kjo është e dallueshme nga të gjithë. Nuk mjafton të bësh vetëm një ndeshje të mirë dhe më pas një negative.”

“Kastrioti vjen me disa rezultate pozitive radhazi. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme. Në botë ka skuadra që luajnë me modul ndryshe, por janë lojtarët ata që bëjnë diferencën. Deri kur matematika do të na e lejojë, unë do të jem gjithmonë i karikuar”, është shprehur Vanoli.

Etiketa: dinamoRodolfo Vanoli

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
E rëndë/ I riu shqiptar vetëvaret me tel, ja çfarë i dërgoi në telefon motrës para se… (EMRI)

E rëndë/ I riu shqiptar vetëvaret me tel, ja çfarë i dërgoi në telefon motrës para se... (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com