GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dita e 47-të e luftës në Ukrainë/ Zelensky: Po kthehen në përbindësha

07:56 - 11/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi rus në centralin bërthamor/ Zelensky: Mund të ishte sa gjashtë Çernobilë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Populli më i guximshëm i vendit më të mirë në botë”. Kjo është shprehja që Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka quajtur ukrainasit përmes një mesazhi që ka përcjellë të dielën vonë.

“Ne po i afrohemi fundit të një jave tjetër“, tha Zelensky në fjalimin e tij, të cilin e ka mbajtur rregullisht gjatë sulmit të Rusisë ndaj vendit. “Lufta jonë për liri, për shtetin. Një javë tjetër që Ukraina mbeti gjallë, me gjithë përpjekjet e Rusisë për të na shkatërruar. Ne po luftojmë. Ne po mbrohemi. Ne po zmbrapsim sulmet”.

Gjithashtu, Zelensky është shprehur se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të fituar luftën dhe akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet për të hequr fajin.

“Kur frika rritet, gjithçka kthehet në katastrofë. Kur njerëzit nuk kanë guxim të njohin gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje, të përshtaten me realitetin dhe të shohin se po kthehen në përbindësha”.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas tha se Rusia ka humbur kontaktin me realitetin, duke vepruar si agresore, por duke fajësuar Ukrainën për veprimet e kryera nga trupat ruse, duke përfshirë vrasjet në Bucha, sulmin me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk dhe çdo qytet të shkatërruar dhe fshat të djegur.

“Ata kanë shkatërruar jetët e miliona njerëzve. Ata filluan një luftë në shkallë të gjerë dhe sillen sikur ne jemi fajtorë për këtë.”

Ai shtoi se Rusia, nga frika e humbjes, do të nisë më shumë veprime luftarake në shkallë të plotë në lindje të Ukrainës. “Por ne jemi gati”, tha presidenti, duke premtuar se Ukraina do të sigurojë që të ketë armë të mjaftueshme dhe do të kërkojë sanksione më të forta kundër Rusisë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

Së fundmi, por jo nga rëndësia Zelensky nderoi 18 mbrojtësit e Ukrainës duke përfshirë anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Shërbimin Special të Komunikimit dhe oficerët e policisë për heroizmin e tyre. Ai falënderoi edhe gazetarët që ndajnë të vërtetën e asaj që po ndodh në vend.

Etiketa: Forcave të Armatosura të UkrainësLuftaPresidenti i Ukrainës Volodymyr ZelenskyRusi

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Pse nuk duhet të anashkaloni mëngjesin, edhe nëse nuk jeni të uritur

Pse nuk duhet të anashkaloni mëngjesin, edhe nëse nuk jeni të uritur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com