GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

A ka radhë në Drejtësi?

19:40 - 11/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një zgjidhje për opozitën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Kërkesa për “radhë” në drejtësi u artikulua nga Kryeministri në kongresin e PS-se duke shprehur habinë që si ka mundësi që SPAK po ha vetëm nga ana jonë?!

Në kushtet kur i gjithë pushteti (qendror dhe lokal) është në duart e PS- se pyetja është çfarë fondesh publike ka në dorë opozita që “sharra” e SPAK – të hajë edhe nga ana e PD- së?

Prej 9 e kusur vjetësh, 9 e kusur buxhete janë nën administrimin e qeverisë së PS-së! Nëse marrim guximin dhe pranojmë që gjatë këtyre 9 e kusur vjetësh nuk ka pasur asnjë abuzim atëherë drejtësia e re duhet të merret me dosjet e vitit 2012, 1992, madje le të shkojë edhe te viti 1922!

Duket sikur kryeministri me kërkesën e tij kërkon amnistimin e korrupsionit në qeverisjen e tij për aq kohë sa është amnistuar korrupsioni i qeverisjeve të mëparshme?!!

Çdo keqbërës duhet të ndëshkohet, por keqbërësi më i rrezikshëm është ai që është në detyrë!

Abuzimi me fondet publike është po aq i dukshëm sa edhe mali Dajtit në Tiranë apo i Gjallicës në Kukës!

Është detyrë e qeverisë që kur vepron drejtësia (rasti incineratoreve, trafikut të Kanabisit) të nxjerrë mësime se çfarë ndodhi që disa “individë” po ngjyejnë dorën?! Çfarë garancish do t’i jepen publikut që të mos përsëritet më i njëjti abuzim?!

Fajësia është individuale, por përgjegjësia jo!

Është detyrë e ekzekutivit që kur vendi renditet në krye të listës së vendeve të korruptuara të marrë masa, të ndryshojë ligje e po të jetë nevoja të shkundë institucionet dhe t’i kërkojë ndihmë drejtësisë për të ndëshkuar zullumqarët!

Drejtësia e re do ende kohë të maturohet dhe të japë drejtësi! Sigurisht që besimi publikut fitohet më shpejt kur ndëshkon peshkaqenin dhe jo “arken me peshk!”

Drejtësia nuk është vetëm SPAK-u! Fjalen e fundit e ka gjykata.

Nëse sot kemi 20 mijë dosje në gjykatën e Apelit dhe afro 40 mijë në Gjykatën e Lartë, atëherë kemi mijera çështje të bllokuara, dhe maksima: “drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar” bëhet më aktuale se kurrë!

Edhe te drejtësia e re gjen çudira me okë- psh çështja e tenderit të uniformave të policisë me vlerë 28 milionë euro u hetua për 3 muaj, u mbyll dhe gjykimi dhe të gjithë sot janë në shtëpi! Në të njëjtën kohë nisi çështja e bashkisë së Lushnjës për një tender me vlerë 240 mijë euro, u arrestua dyfishi njerëzve që u arrestuan për tenderin e uniformave të policise dhe ende nuk ka mbaruar hetimi! Drejtësia e re nuk është perfekte, por ka nevojë për ndihmë! Nuk duhet lënë vetëm. Nuk mund të ketë ndryshim të madh nëse këtë gjë e lë në dorë të vetëm një grupi prokurorësh apo gjyqtarësh.

Nuk është drejtësi ajo që sheh humorin e pushtetit aq më pak të marrë udhëzime si të bëjë punën nga kongresi i partise.

Ata që thyejnë ligjin nuk janë socialistë apo demokrate janë thjesht keqbërës, apo zullumqarë dhe siç thoshte famëkeqi Haxhi Qamili, zullumqarë janë ata që bëhen shpejt miq me njeri- tjetrin!

Nuk është punë radhe, njëherë majtas e një herë djathtas, është çështje principi: e dhunon apo e respekton ligjin. Kaq e thjeshtë!

 

Etiketa: drejtesikryesore2Lutfi DervishiOpinionradhe

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Deputeti i PD kërkoi bashkim, Gjana i prerë: Ata iu kanë shkarkuar, s’mund të bashkohemi

Çfarë po ndodh? Enkelejd Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar të PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com