GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Jepet ALARMI/ Rusia ka përdorur armë KIMIKE në Mariupol, a do ndërhyjë NATO?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jepet ALARMI/ Rusia ka përdorur armë KIMIKE në Mariupol, a do ndërhyjë NATO?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E teksa beteja e ashpër mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon, prej më shumë se një muaj, ku humbjet nga të dyja fronet e luftës janë të shumta, pretendime të frikshme kanë pushtuar rrjetet sociale.

Sipas deklaratave të bëra nga ushtarët e batalionit “Azov” të cilët kanë qenë të angazhuar në frontin e luftës në qytetin e Mariupolit, rusët kanë hedhur një substancë të paidentifikuar.

“Armë kimike janë përdorur kundër ushtarakëve dhe civilëve ukrainas në Mariupol kohët e fundit. Droni rus hodhi një substancë të panjohur që shkaktoi mbytje dhe sindromë vestibulo-ataktike”, thuhet në deklaratën e Batalionit Azov.

Ky pretendim nuk është provuar ende, por nëse do të verifikohej, do të përbënte një shkelje të rëndë të Protokollit të Gjenevës dhe një krim tjetër lufte, të ushtrisë ruse ndaj ukrainasve.

Eduard Basurin, një zëdhënës i përfaqësuesve të Rusisë në Donetsk, është shprehur se nuk kishte kuptim të sulmohej uzina e mirëfortifikuar e kontrolluar nga ukrainasi Azovstal në Mariupol, sepse trupat ruse do të pësonin viktima të rënda.

Kujtojmë që për përdorimin e armëve kimike nga Rusia ka folur dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka deklaruar se përdorimi i armëve të tilla do të “ndryshonte rrënjësisht natyrën e konfliktit”.

Stoltenberg nuk pranoi të “spekulojë” për përgjigjen konkrete të NATO-s në rast të përhapjes së një sulmi kimik në vendet e NATO-s, por garantoi se “NATO është gjithmonë e gatshme të mbrohet dhe të reagojë ndaj çdo lloj sulmi”.

Po ashtu dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden tha se nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë, ata do të përgjigjen dhe se përgjigja do të varet nga përdorimi i armëve kimike.

Joe Biden iu drejtua gazetarëve gjatë një konference për shtyp pas Samitit të NATO-s të mbajtur në Bruksel të Belgjikës. I pyetur nëse kishte ndonjë informatë se Rusia do të përdorë armë kimike në Ukrainë, Biden tha: “Unë nuk mund t’ju jap të dhëna të inteligjencës tani, kështu që nuk mund t’i përgjigjem pyetjes suaj. Por, nëse Rusia i përdor ato (armë kimike), ne do të përgjigjemi. Përmbajtja e kësaj përgjigje varet nga mënyra se si përdoret arma”, deklaroi Biden.

 

Etiketa: Eduard BasurinJens StoltenbergJoe BidenKryesore1

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë
Botë

Marrëveshja SHBA-Iran pranë finalizimit? Vance: Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi

15:29 - 29/05/26
Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren
Botë

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren

14:47 - 29/05/26
Shefi i inteligjencës ruse: NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje
Botë

Shefi i inteligjencës ruse: NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje

15:31 - 28/05/26
Para
Gruevski, reagon pas shpalljes “non grata” nga SHBA: Asnjëherë nuk punova për interes personal

Gruevski, reagon pas shpalljes “non grata” nga SHBA: Asnjëherë nuk punova për interes personal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, një objekt i dyshimtë në rrugë mobilizon policinë
Aktualitet

Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, një objekt i dyshimtë në rrugë mobilizon policinë

09:54 - 30/05/26

Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese ka aktivizuar këtë paradite forcat e policisë në zonën e...

Lexo më shumë
Rrjeti i gazetarëve të Sigurt për Ramën: Zgjodhi arrogancën, hera e dytë që vepron kështu

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

09:35 - 30/05/26
Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie

08:58 - 30/05/26
Shqiptarët e Kosovës nisen për festa drejt Tiranës, nis aplikimi i lehtësirave në kufi

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës

08:39 - 30/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 30/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com