GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

SHBA heq nga “Lista e Zezë” disa figura të njohura të UÇK-së

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA heq nga “Lista e Zezë” disa figura të njohura të UÇK-së

Kosovo and U.S. flags decorate the main square in Pristina, Kosovo, on Feb. 17, on the 10th anniversary of the country's independence from Serbia.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve ish-pjesëtarin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Balën dhe katër figura të tjera shqiptare të cilat ishin pjesë e listës. Në një publikim të hënën, OFAC njoftoi për vendosjen në listën e të sanksionuarve për vepra korrupsioni të shtatë personave nga Ballkani Perëndimor.

Në listën e shtatë personave të sanksionuar figurojnë dy shqiptarë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Ndërkaq, Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.

Në mesin e tyre ndodhen pesë emra shqiptarë. Bëhet fjalë për Haradin Balën, Jonuz Musliun, Sabit Gashin, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hyseni. Ata janë shqiptarë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. Haradin Bala, ka vdekur në vitin 2018.

Emri i tij, sipas raportimeve të mediave, kishte figuruar në listë, së paku para vdekjes së tij, në vitin 2018. Bala, i dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, vdiq më 31 janar, 2018, në shtëpinë e tij në Drenas.

Jonuz Musliu, po ashtu ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte po ashtu pjesë e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit. Që nga viti 2014, ai ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si dhe Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit ishte zgjedhur në vitin 2016.

Sait Rushiti, është një ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni. Ai vdiq në vitin 2010. Ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

 

Etiketa: figurakistanjohuraSHBAUçkZese

Lajme të lidhura

Dështojnë negociatat, LDK pranon të bisedojë me Vetëvendosjen vetëm për postin e Presidentit
Breaking Views

Dështojnë negociatat, LDK pranon të bisedojë me Vetëvendosjen vetëm për postin e Presidentit

16:53 - 07/08/26
Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Para
SHBA tjetër thirrje Putinit: Ndalo gjakderdhjen e tërhiq trupat menjëherë nga Ukraina!

Zyrtari i DASH: Ndroqi, Rakipi dhe të tjerët përbëjnë kërcënim serioz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë
Aktualitet

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

18:21 - 07/08/26

Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në fshatin Gjashtë, të cilët u kapën...

Lexo më shumë
Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

18:15 - 07/08/26
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

17:57 - 07/08/26
Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

17:39 - 07/08/26
Digjet një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë edhe dy banesa pranë saj

Digjet një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë edhe dy banesa pranë saj

17:31 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com