GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritet numri i bordeve të përhershme! Sa do të jenë pagesat për anëtarët e 4 këshillave të reja të qeverisjes qendrore

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritet numri i bordeve të përhershme! Sa do të jenë pagesat për anëtarët e 4 këshillave të reja të qeverisjes qendrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshon numri i bordeve, këshillave, komiteteve dhe komisioneve të përhershme që funksionojnë pranë institucioneve të qeverisjes qendrore.

Nga 65 borde të miratuara me vendimin e 2018-s, do të shtohen edhe 4 të reja të përhershme pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Pagat e drejtuesve të bordeve dhe anëtarëve të tyre do të jenë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë. Numri maksimal i pagesave do të jetë 4, 6 deri në 12 herë në vit. Ndryshimet në vendimin e 2018-s “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të  këshillave, bordeve ose  komisioneve të përhershme të njësive të qeverisjes qendrore”, u botuan në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit përkatësisht bordet e reja dhe pagesat e anëtarëve do të jenë: Komisioni për Shqyrtimin e Masave Administrative të Marra nga Institucioni Përgjegjës për Kontrollin Zyrtar të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë. Pagesa për Kryetarin dhe 4 anëtarët do të jetë 10 mijë lekë secili (numri maksimal i pagesave do të jetë 12 në vit); Komisioni i Shqyrtimit të Masave Administrative të Marra nga Shërbimi Veterinar Shtetëror.

Pagesa do të jetë si për kryetarin dhe 4 anëtarët 10 mijë lekë secili (numri maksimal i pagesave do të jetë 12 në vit); Komitetet sektoriale të kornizës shqiptare të kualifikimeve (10 komitete sektoriale). Pagesa do të jetë si për kryetarin dhe 9 anëtarët 10 mijë lekë secili (numri maksimal i pagesave do të jetë 4 në vit); Bordi i Administrimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Pagesa do të jetë si për kryetarin dhe 8 anëtarët 15 mijë lekë secili (numri maksimal i pagesave do të jetë 6 në vit).

Bordet, këshillat, komitetet dhe komisionet e përhershme të njësive të qeverisjes qendrore sipas vendimit të 31 tetorit 2018, emërtohen organe kolegjiale dhe përbëhen nga përfaqësues të njësive të qeverisjes qendrore dhe nga përfaqësues të tjerë, sipas përcaktimeve të legjislacionit përkatës. Përfaqësues i njësisë së qeverisjes qendrore në këto organe emërohet punonjësi organik i njësisë. Punonjësit e emëruar në përbërje të organeve kolegjiale përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këto organe, sipas përcaktimeve që janë miratuar në vendim.

Emërtesa e çdo organi kolegjial, numri i anëtarëve në përbërje të tyre, numri maksimal i pagesave në një vit, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të kryera, si dhe masa e pagesës së tyre, janë miratuar në vendimin e mëparshëm.

Nga buxheti i shtetit nuk financohen organet drejtuese të njësive të fondeve speciale, si dhe të institucioneve kushtetuese dhe të pavarura./Monitor

Etiketa: bordekeshillavekomisionerekomitetepagesa

Lajme të lidhura

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Para
Balluku takim me ministrin hungarez për ofrimin e energjisë me çmime sa më të ulëta

Balluku takim me ministrin hungarez për ofrimin e energjisë me çmime sa më të ulëta

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com