GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E kapën “mat” duke pirë kafe, autorët hapën xhamin e makinës dhe qëlluan për vdekje Bandullën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E kapën “mat” duke pirë kafe, autorët hapën xhamin e makinës dhe qëlluan për vdekje Bandullën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autorët kanë vëzhguar nga larg dhe kanë pritur momentin për të ekzekutuar Nazmi Bandullën jashtë lokalit të kafesë në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Nuk dihet ende sesa persona kanë bashkëpunuar për të kryer ekzekutimin, por burime për gijotina.com bëjnë me dije se ata kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Autorët hapën zjarr drejt “shënjestrës”, ku 3 plumba e lanë të vdekur në vend 55- vjeçarin Nazmi Bandulla, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po bën krehjen e zonës ndërsa është duke kryer kontrolle në disa akse rrugore, në kërkim të mjetit të autorëve, që i vënë flakën për të humbur gjurmët.

Atentati ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15, ku autorët kanë vëzhguar dhe kanë pritur momentin për të ekzekutuar “objektivin”, në një kohë ku në lagje nuk kishte lëvizje të banorëve të tjerë.

Ky detaj shton dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar dhe vrasje të porositur.

Bandulla është një person me të shkuar kriminale. Në vitin 2020 ai a u paralajmërua përmes një atentati duke i vendosur tritol në makinë, ndërsa 3 muaj më parë, ai ishte arrestuar në flagrancë pasi, pak para mesnatës së shtatorit, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij të identifikuar si A. Bandulla. 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.

Burime për gijotina.com gjithashtu bëjnë me dije se Bandulla ka qenë një “tutor”, trafikant vajzash me qëllim prostitucionin e tyre. Gjithashtu, dyshohet se mund të ketë qenë përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, si ekzekutime e vrasje të bujshme që kanë tronditur Shkodrën.

Policia po heton ende për veprimtaritë kriminale e tjera ku viktima është përfshirë, për të rënë kështu në gjurmët e para të autorëve për këtë vrasje, për të cilën nuk përjashtohet as pista e larjes se hesapeve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. A.L/ gijotina.com

Etiketa: atentatKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Kur bie fjala te luksi, Nora dhe Era Istrefi nuk kursehen (FOTO)

Kur bie fjala te luksi, Nora dhe Era Istrefi nuk kursehen (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com