GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Nazmi Bandullës në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë, pista kryesore e hetimeve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
DETAJE/ Atentati në Shkodër, jo 3 por 6 plumba kapën trupin e “të fortit” Nazmi Bandulla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamika e ngjarjes për vrasjen e Nazmi Bandullës mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ngre dyshime se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë pak prova që mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes, duke shtuar dyshimet se ekzekutimi i Bandullës ka qenë i mirëogranizuar.

Autorët kanë pritur momentin dhe kohën e duhur për të qëlluar me breshëri drejt tij. Rreth orës 08:15 kur është kryer vrasja, zona nuk kishte qarkullim të automjeteve apo banorëve të lagjes.

Dyshohet se Bandulla u vëzhgua nga larg, dhe më pas u ndoq deri te kafeneja në lagjen “Partizani” ku 55-vjeçari ishte ulur në ambientet e jashtme.

Nga hetimet paraprake, gijotina.com ka mësuar se autorët të cilët dyshohet se ishin dy kanë ndaluar me një makinë tip “BENZ” të bardhe dhe xhama të zinj, kanë hapur xhamin dhe kanë qëlluar me breshëri drejt Bandullës duke e lënë të vdekur në vend. 13 plumba u gjetën në vendin e ngjarjes ndërsa 6 plumba u gjetën në trupin e viktimës. Fill pas krimit, autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Nga të dhënat e mësipërme, duket se gjithçka është organizuar për të kryer me sukses vrasjen e Bandullës, një person me rekorde kriminale në vend. Nisur nga e shkuara kriminale e viktimës, pista kryesore ku janë përqendruar hetimet janë larja e hesapeve, dhe përfshirja e 55-vjeçarit në grupet kriminale.

Për të ndihmuar në hetime dhe identifikimin e autorëve, policia ka shoqëruar rreth 20 persona, familjarë e banorë të lagjes për të dëshmuar. 5 nga personat e pyetur janë dëshmitarë okular. Përpara grupit hetimor ata janë shprehur se nuk kanë mundur të identifikojnë ekzekutuesit, përveç faktit që autorët  udhëtonin me një automjet tip “BENZ”, me xhama të zinj.

Gjithashtu hetuesit kanë pyetur edhe familjarë të viktimës, por edhe këta nuk kanë dhënë asnjë ndihmesë për hetimin.

Policia ngriti postblloqe duke kontrolluar mjetet që qarkullonin në disa akse rrugore, por pa rezultat për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Deri në një moment të dytë të hetimeve, shpresojmë që kjo ngjarje mos u shtohet dosjeve të tjera kriminale që kanë zënë pluhur në prokurori duke lënë hetimet për gjysmë. A.L/ gijotina.com

Etiketa: Kryesore1Nazmi BandullaShkodërVrasje

Lajme të lidhura

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin
Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

13:01 - 20/08/26
Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’
Aktualitet

Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

12:41 - 20/08/26
Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra
Aktualitet

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

12:23 - 20/08/26
Para
Detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec/ Vjehrri konflikte pronësie me nusen

Vjehrri e masakroi me thikë, Merushja përcillet në banesën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait
Sport

Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait

13:06 - 20/08/26

Lionel Messi ka shënuar një gol emocional për Inter Miamin, vetëm 11 ditë pas vdekjes së babait të tij, Jorge...

Lexo më shumë
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

13:01 - 20/08/26
Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

12:41 - 20/08/26
Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

12:23 - 20/08/26
Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

12:12 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com