GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Anulohet tenderi i Veliajt/ Shkeli ligjin e prokurimit publik

19:31 - 13/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anulohet tenderi i bashkisë Tiranë me vlerë 101 milionë lekë të vjetra pa TVSH për tabela sinjalistike për rezidentët pasi u zbulua se ishte shkelur ligji për Prokurimet Publike ku fillimisht bashkia Tiranë ka vazhduar me procedurat duke shpallur fituesin që nxorri zbuluar administratën e Veliajt.

Kompania “SI-SI.AL” shpk në pronësi të Stefan Çaçit ka konkurruar me kompaninë “RSM” në pronësi të babait të tij, Nikolla Çaçi . Në një kohë që tenderi duhej anuluar, nënpunësit e Veliajt kanë vazhduar me procedurat, duke përzgjedhur një prej dy kompanive të së njëjtës familje e “SI.SI-Al” shpk e cila ka qënë si bashkim operatorësh me kompaninë “Eral Construction”.

Në këtë rast, dy biznesmenë, babë e bir kanë konkurruar kundër njëri-tjetrit në tenderin mbi 100 milionë lekë të vjetra të zhvilluar nga Tirana Parking për tabela sinjalistike për parkimet e rezidentëve. Në fund, tenderi është fituar nga kompania e të riut Stefan Çaçi, “SI-SI.AL”, e cila kishte përballë kompaninë “RSM” në pronësi të babait të tij, Nikolla Çaçi. E gjithë procedura është në shkelje flagrante të ligjit për Prokurimet Publike. Në këto situata, Autoriteti Kontraktor duhet të refuzojë ofertat, para se të zhvillohet tenderi.

Por në rastin konkret, bashkia Tiranë ka zhvilluar procedurën duke shpallur fituesin në 7 shkurt në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. Bashkia Tiranë shpalli në 13 dhjetor 2021 tenderin për “Plotësim me Sinjalistikë i Blloqeve të Parkimit të Rezidentit”, me fond limit 101 milionë lekë të vjetra pa TVSH.
Në procedurë morën pjesë bashkimi i operatorëve “Eral Construction” dhe “SI.SI-Al” nga njëra anë, e cila paraqiti ofertën 91 milionë lekë të vjetra pa TVSH ku përballë tyre ishte shoqëria ‘RSM” shpk, e cila paraqiti ofertën me vlerë 99 milionë lekë të vjetra.

Në përfundim, fitues u shpall konkurrenti me ofertën më të ulët. Ky ligj, në nenin 19 të tij parashikon se përbëjnë konflikt interesi rastet kur për të njëjtën procedurë konkurojnë mes tyre kompani në pronësi të personave familjarë me njëri-tjetrin. Ligji për “Prokurimet Publike” parashikon se autoritetet kontraktore, pasi vihen në dijeni për lidhjet familjare mes konkurentëve rivalë, i njofton ata për përjashtimin nga procedura.

Tirana Parking nuk e kishte kryer këtë veprim, megjithëse i njeh të dyja kompanitë e përfshira në këtë procedurë. Shoqëritë “SI-SI AL” dhe “RSM” kanë qënë pjesëmarrë në tenderat e zhvilluara edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, të dyja institucione në varësi të Bashkisë së Tiranës.Më vonë pas publikimit të lajmit në media, procedura është anuluar.

Por skandalet nuk mbarojnë me kaq sepse kompania “Eral Construction” shpk në pronësi të Gramoz dhe Ervin Qëndro ka qënë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes që ka ndodhur në fshatin Bënçë në Tepelenë mes punëtorëve të kompanisë ERAL CONSTRUCTION” shpk dhe banorëve të zonës pasi këta të fundit protestuan kundër ndërtimit të një impianti për prodhimin e asfaltit që do të shfrytëzohej për ndërtimin e rrugës Tepelenë – Kurvelesh, me argumentin se ndot mjedisin. Në atë kohë, në protestë ka qënë dhe Auron Tare i cili ka qenë në mbështetje të banorëve i cili deklaroi se janë dhunuar nga pronarët e firmës “Eral Construction” disa të moshuar por edhe vetë ai.

Etiketa: anulohet tenderi i Erion VeliajErion Veliajkryesore2nikolla Caciprokurimet publikeshkel ligjinSI.Si-al shpkStefan CaciTirana Parking

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Vetëtima” shqiptare/ Shoferi i autobusit ecën me shpejtësi ekstreme në autostradë (Video)

“Vetëtima” shqiptare/ Shoferi i autobusit ecën me shpejtësi ekstreme në autostradë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com