GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Maqedonia e Veriut/ Konfirmohet rasti i parë me variantin indian të koronavirusit

15:43 - 07/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut/ Konfirmohet rasti i parë me variantin indian të koronavirusit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maqedonia e Veriut së fundmi ka shënuar dhe rastin e parë të variantit indian të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se rasti i konfirmuar pozitiv me variantin indian është një shtetas që ishte kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qëndruar në një spital për dhjetë ditë.

Ndër të tjera autoritetet e shëndetësisë në këtë vend kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë pasi është një rast i izoluar dhe nuk përbën rrezik, për shëndetin publik.

“Menjëherë pasi ka arritur në Maqedoninë e Veriut, pacienti me veturë sanitare është transferuar në spital privat, ku edhe po trajtohet. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e këtij lloji të virusit”, tha përmes një deklarate Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti indian i koronavirusit është më i transmetushëm se variantet e tjera.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm një rast me koronavirus, që është shifra më e ulët që nga paraqitja e rasteve të para në Maqedoninë e Veriut, pranverën e vitit të kaluar.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Venko Filipçe, tha se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 15 qershor.

Ato kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, ndalimin e lëvizjes në grupe në ambientet e jashtme, si dhe ndalimin e lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar vetëm një rast pozitiv pas testimit të 1,576 testime dhe kanë humbur jetën 3 persona. ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i rasteve aktiv në Maqedoni është 464 qytetarë.

Lajme të lidhura

Bisedimet vendimtare për luftën në Ukrainë, i dërguari i Trump takohet me Zelenskyn
Aktualitet

Bisedimet vendimtare për luftën në Ukrainë, i dërguari i Trump takohet me Zelenskyn

09:55 - 13/12/25
Plani amerikan i paqes: SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027
Botë

Plani amerikan i paqes: SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027

20:41 - 12/12/25
Trump bojkoton samitet evropiane: Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes
Botë

Trump bojkoton samitet evropiane: Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes

18:18 - 12/12/25
Para
“Mos e hap gojën”, Shqiptari përndjek dhe sulmon seksualisht greken

“Mos e hap gojën”, Shqiptari përndjek dhe sulmon seksualisht greken

TË FUNDIT

Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve
Aktualitet

Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve

10:45 - 13/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj rikthimit të Belës në skenë, duke e cilësuar këtë zhvillim...

Lexo më shumë
(VIDEO) Sherr me thika mes adoleshentëve para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër/ Dy vëllezër mbeten të plagosur

Sherri në Shkodër/ Policia jep detaje: Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim

10:30 - 13/12/25
Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë

Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë

10:15 - 13/12/25
Bisedimet vendimtare për luftën në Ukrainë, i dërguari i Trump takohet me Zelenskyn

Bisedimet vendimtare për luftën në Ukrainë, i dërguari i Trump takohet me Zelenskyn

09:55 - 13/12/25
Nga dhuna në familje tek plagosja, arrestohen 4 persona në Tiranë

Nga dhuna në familje tek plagosja, arrestohen 4 persona në Tiranë

09:40 - 13/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com