GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro bie poshtë nivelit të 121 lekëve, arrin nivelin më të ulët që në janar

09:27 - 14/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro bie poshtë nivelit të 121 lekëve, arrin nivelin më të ulët që në janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Leku po vijon edhe këtë javë të fitojë gradualisht terren ndaj Euros në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro zbriti përsëri poshtë nivelit të 121 lekëve dhe u këmbye me 120.98 lekë.

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro/Lek që prej fundit të muajit janar. Kursi i këmbimit së Euros jo vetëm që e ka tejkaluar goditjen që mori në fillim të muajit mars, por tashmë po u afrohet sërish niveleve rekord që shënoi në fund të vitit 2021, kur preku vlerat më të ulëta të 14 viteve të fundit.

Agjentët e tregut e shpjegojnë nënçmimin e euros kryesisht me ofertën konstante dhe kërkesën e pakët të tregut për monedhën europiane. Në muajt e fundit, subjekti që ka sjellë rritjen kryesore të kërkesës në kursin e këmbimit valutor është grupi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSHEE), për nevoja të blerjes së energjisë elektrike.

Një efekt i tillë u ndie i fortë në fillim të muajit mars, kur kërkesa e lartë e OSHEE solli një panik të përkohshëm dhe forcim të shpejtë të Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Kursi i euros u rrit në harkun e një jave me pothuajse 5% dhe arriti sipër nivelit të 127 lekëve. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë më datë 8 mars, nëpërmjet shitjes së valutës, që mbiçmimi i euros të frenohej dhe të kthehej gradualisht në nivelet e mëparshme.

Burime nga tregu shpjegojnë se OSHEE i ka mbyllur blerjet e valutës për tremujorin në vazhdim dhe nuk pritet një ndikim i madh i këtij subjekti në të ardhmen e afërt. Në mungesë të faktorit OSHEE, agjentët shprehen se në treg nuk ka ndonjë kërkesë të ndjeshme për euro, çka e shpjegon rënien graduale të kursit të monedhës europiane.

Një faktor tjetër që në teori mund ta ketë mbështetur forcimin e pozitave të lekut është rritja e normës bazë të interesit të lekut nga Banka e Shqipërisë. Më datë 23 mars, Këshilli Mbikëqyrës e rrit normën bazë me gjysmë pikë përqindje prej nivelit minimal historik 0.5% në 1%.

Rritja e normës bazë përfaqëson një lëvizje që rrit çmimin e monedhës vendase, shtrëngon ofertën e saj dhe njëkohësisht tenton t’i bëjë më atraktive kursimet në lekë. Megjithatë, deri tani ekspertët shprehen se nuk vërehet ndonjë ndikim i dukshëm i kësaj lëvizjeje në drejtim të rritjes së kërkesës për lekë dhe zhvendosjes së kursimeve drejt monedhës vendase.

Në fakt, kursi i këmbimit të lekut po shfaq një tendencë deri diku suprizuese, duke pasur parasysh faktorët fondamentalë që zakonisht përcaktojnë ecurinë e tij. Që prej tremujorit të fundit të vitit të kaluar, shtrenjtimi i mallrave të importit ka ushtruar një trysni në rritje mbi deficitin e llogarisë korente.

Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente në tremujorin IV 2021 u zgjerua me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me gati pesë herë krahasuar me tremujorin paraardhës. Efektin kryesor e dha rritja e deficitit tregtar në mallra. Flukset hyrëse në llogarinë financiare, të lidhura kryesisht me rritjen e investimeve e huaja direkte, ishin larg balancimit të plotë të shtesës së deficitit të llogarisë korente.

E pavarësisht kësaj, kursi i këmbimit të euros në fund të vitit të kaluar preku nivelet më të ulëta në 14 vjet, në nivelin e 120.36 lekëve.

Në një moment kur ekonomia po përballet me nivele shumë të larta të inflacionit të importuar, mbiçmimi i Lekut ka efekt pozitiv në drejtim të amortizimit të pjesshëm të shtrenjtimit të mallrave të importit./ Monitor

Etiketa: Bankës së ShqipërisëeuroKURS KEMBIMILekeoshe

Lajme të lidhura

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Para
Zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni grek

U arrestua për përdhunimin e të miturës, nëna e shqiptarit mbron djalin: Dëgjova vetën të qeshura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com