Aktorja e humorit, Arjola Demiri shpesh është përballur me kritika të shumta nga ndjekësit e saj nga fotot që ajo poston në rrjetet e saj sociale.
Mbrëmjen e kaluar, Arjola ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku si temë diskutimi ishte “Përse i kemi zili të tjetër?”.
Gjatë emisionit, Demiri rrëfeu disa nga komentet me të cilat ajo përballet çdo ditë që kalon.
Aktorja theksoi se dy vitet e fundit ka një gjaknxehtësi masive ndaj saj, duke shtuar se shkak është fama dhe suksesi që ka arritur. Duke zbuluar disa nga reagimet që merr nga ndjekësit, Arjola është shprehur se më së shumti ajo është komentuar për moshën e saj dhe për faktin që është nënë e tre fëmijëve.
“Sidomos këto dy vitet e fundit kam një tërbim masiv të njerëzve ndaj meje. E kam analizuar dhe besoj mund të jetë fama, mund të jetë suksesi, të cilin e kam arritur për një kohë shumë të shkurtër. Nuk po them tek bukuria. Kanë shkruar pafund ka komente që janë vërtet të tmerrshme. “Ti je nënë e tre fëmijëve”, me këtë koment atakohem më së shpeshti që ti je nënë, si del kështu.”
Nga ana tjetër, Arjola ka ndarë edhe momentin më agresiv i cili është “pse del ti kështu se ti je plakë”, nuk jam nga ato femra që kam problem ta pranojë moshën time, më thonë “je shumë plakë, u vyshke, u ndryshke, e kë ngrënë livadhin.”
Së fundmi, kujtojmë se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” ajo i është rikthyer roleve të saj në programin e humorit “Portokalli”, si dhe është shumë e angazhuar në projektin e saj me dy emisione në Kosovë.
Discussion about this post