GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje të reja nga përgjimet e Ersekës! Mësuesja paguhet pa shkuar një ditë në punë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje të reja nga përgjimet e Ersekës! Mësuesja paguhet pa shkuar një ditë në punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja dalin nga dosja e prokurorisë së Korçës për përgjimet e Ersekës ku janë zbardhur abuzime me shfrytëzimin e lëndëve drusore në këtë zonë por edhe punësime abuzive në arsim ku një mësuese merr pagën pa u paraqitur në punë.

Po kështu, hetimet ndaj administratës së kryebashkiakut Erion Isai, kanë zbardhur edhe raste kur qytetarët duhej të paguanin ryshfet për të përfituar nga procesi i rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti. Përgjimet e prokurorisë, kanë implikuar zyrtarë të bashkisë së Ersekës të drejtuar nga Erion Isai dhe disa biznesmenë që merren me tregtinë e lëndëve drusore dhe ndërtimin e hidrocentraleve në zonën e Gramshit. Në një bisedë të zhvilluar mes Klodian Avdollit dhe Behar Hysollarit, ata thonë se do flisnin me kryetarin dhe ndoshta fillonin të punonin nga data 1 Tetor 2021. Në këto përgjime del në skemë dhe punësimi fiktiv në administratën arsimore ku synohet të futet një grua në punë si mësuese për një periudhë dy vjeçare, pa shkuar fare në punë, por vetëm sa për të përfituar rrogën.

Biseda është zhvilluar në 4 tetor 2021, ku Klodian Avdolli komunikon me djalin e tij, Kleant Avdollin, duke i thënë që nusja e këtij të fundit, Dea Avdolli, të punësohej si mësuese për dy vjet dhe të mos shkonte fare në punë, por vetëm të merrte rrogën. Dosja nxjerr në skenë rastet e korrupsionit mes zyrtarëve të IKMT-së në Korçë dhe biznesmenit Benet Pino dhe ndërtuesit të hidrocentraleve Mustafa Osmani. Në një komunikim mes inspektorit Erion Qelemeni dhe biznesmenit Mustafa Osmani, punonjësi Qelemeni i thotë se ishte personi që kishin pirë kafe një ditë më parë dhe se duhet të takoheshin sërish për të biseduar e binin dakord për punën.

Kjo bisedë është e muajit shtator 2021, ku gjatë kësaj kohe, Mustafa Osmani, ishte duke ndërtuar një hidrocentral në fshatin Mesmal. Brenda kësaj dite, biznesmeni telefonon inspektorin e Mjedisit, duke i konfimruar këtij të fundit se i kishte dërguar 4 copë për secilin veç e veç, duke mos specifikuar se çfarë ishin këto 4 copë dhe për cilin person. Përgjimet e SPAK dhe prokurorisë së Korçës, nxjerrin në dritë dhe trajtimin abuziv të rasteve për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, ku qytetarët duhet të paguanin ryshfet për të hyrë në listën e përfituesve nga bashkia e Ersekës.

Etiketa: abuzim me lende drusoremesuesjapaguhetpergjimet e Ersekespunesim fiktiv

Lajme të lidhura

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26
Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

13:59 - 03/06/26
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur
Aktualitet

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Para
Shisnin mallra kontrabandë/ Gjykata merr vendimin për 15 administratorët e faqeve online

Shisnin mallra kontrabandë/ Gjykata merr vendimin për 15 administratorët e faqeve online

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për...

Lexo më shumë
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

14:15 - 03/06/26
Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

13:59 - 03/06/26
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar

13:39 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş