Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përplasur sërish në emisionin “Top Story” me ish-zëvendësministrin, Eno Bozdo. Duke folur për mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Bardhi i është drejtuar Bozdos duke i thënë se nuk ka qenë i pranishëm dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ai gjithashtu i është drejtuar Bozdos duke i thënë se ka qenë vetëm zëvendësministër në kohën e Berishës dhe nuk është lodhur që të vobesohet nga demokratët.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Ti nuk e di ça ka ndodhur në mbledhje. Mos lexo mesazhe se tallen me ty. Nuk flet ti në shumicë të demokratëve, shko njëherë të të votojnë demokratët.
Bozdo: Mos e ço personale.
Bardhi: Ti po ti, ke marrë me djersë në fakt. Ke vuajtur shumë. Ke dhënë shumë djersë, djersa vu, je rraskapitur për interesin e demokratëve. Unë kam kaluar netë pa gjumë. Dje Helidon Bushati ka ngritur këtë shqetësim në mbledhje, kryetarë grupseksionesh po shkarkohen në Shkodër për hakmarrje politike. Këtë ka thënë Bushati dje. Ti vjen këtu i papërgatitur dhe lexon këtu ça të thonë. Burimi tallet me ty live. Unë kam mbështetur vendimin për pezullimin e Berishës.
Discussion about this post