GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera e miliona eurove nga inceneratorët, Tabaku: SPAK mos të trembet nga sulmet politike, nisni hetimet…

11:49 - 15/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/ BE: zgjidhja e fundit në menaxhimin e mbetjeve. Tabaku: Aferë korruptive!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku ka publikuar përgjigjen që ka marrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit lidhur me vendimin e 2014 për të shpallur emergjencën mjedisore në Shqipëri.

Sipas Tabakut në përgjigje ministria shprehet se një vendim i tillë i kësaj date nuk ekziston në protokollin e ministrisë.

“E gjithë alibia e shumicës socialiste për 3 inceneratorët me vlerë 430 mln euro rrotullohej rreth një vendimi që kishte shpallur emergjencën mjedisore në Shqipëri. Një vendim që kryeministri e valëviti në Komision Hetimor e që më pas u bë publike në një shkrim të BIRN ku kuptohej qartë nuliteti i këtij vendimi që do të thotë në fakt mosekzistenca e tij. Pikërisht për këtë vendim të marrë në shkurt 2014 i bëra një kërkesë zyrtare si deputete Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit. Mirëpo çuditërisht në përgjigjen e saj Ministria shprehet se një vendim i tillë i kësaj date nuk ekziston në protokollin e ministrisë”, shkruan Tabaku.

Deputetja i ka bërë thirrje SPAK që të “bashkojë të 3 çështjet e inceneratorëve në 1 të vetme, që të nisë një hetim të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë” në atë që ajo e quan “vjedhjen e shekullit”.

“Kjo do të thotë që 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve janë dhënë me një vendim që nuk ekziston as në protokollin e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit pra një vendim praktikisht inekzistent. Përgjigja e ministrisë do të thotë që janë dhënë 430 mln euro për 3 inceneratorët në favor të Gugalljas, Zotos dhe Mërtirit që në fakt fshehin pas tyre politikanët dhe ministrat e qeveritarët sot. Ndaj është jetike për SPAK që të bashkojë të 3 çështjet në 1 të vetme, që të nisë një hetim të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë në vjedhjen e shekullit”, shkruan Tabaku.

Ndër të tjera deputetja demokrate, raporti i opozitës sqaron skemën se si qeveria Rama ka shfrytëzua resurset për vjedhjen e 430 milionë eurove. Për këtë arsye, sipas Tabakut, SPAK nuk duhet të humbasë kohë dhe të veprojë pa u ndikuar nga sulmet politike.

“Raporti i opozitës të cilit i është bashkangjitur dhe një kallëzim i madh penal e sqaron mjaft mirë skemën se si qeveria Rama ka angazhuar gjithë resurset qeveritare për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 mln euro. Çdo ditë që kalon buxheti i shtetit i paguan 90 mijë euro/ditë inceneratorit ndërkohë që vendi është në një krizë të thellë ekonomike dhe jo vetëm. Koha që drejtësia të veprojë pasi Shqipëria luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar duhet ta ketë prioritet. Koha që SPAK mos të trembet nga sulmet politike!”, përfundon Tabaku.

 

Etiketa: Jorida TabakuKryesore1

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
Abuzoi seksualisht me të renë, arrestohet 50-vjeçari/ Policia jep detajet e para

Abuzoi seksualisht me të renë, arrestohet 50-vjeçari/ Policia jep detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com