Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike. Ai ka folur sërish për kongresin e PS, të cilin e krahason me atë të një mafieje shtetërore, si cozanostra.
Ai shprehet se në këtë kongres nuk u diskutua asnjë nga “dhimbjet” e popullit, ku përfshihej ajo e rritjes së çmimeve, ndërsa kongresmenët u ulën mbi degë kashte, teksa qytetarët prisnin një përgjigje për shkaqet e krizës ekonomike në vend.
“Sot kryetemë nuk mund të mos jetë kongresi i Partisë së Qeverisë. Ky kongres e patë ju vetë, ishte si Kongresi i një mafie shtetërore, si cozanostra. Kjo u faktua katërciprisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarë që prisnin me padurim që të dëgjonin nga qeveritarë dhe ministra dhe kreu i qeverisë se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që u krijua nga rritja e cmimeve, ilaceve, transportit, e menjëhershme, janë të gjitha shkaqe reale. Nuk morëm asnjë përgjigje nga këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin, vërtetë kongresmenë u ulën mbi degë kashte, vërtetë rrahim gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët por e vërtat është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve”, shprehet Berisha.
Discussion about this post