GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Lufta është mallkim dhe vetëm idioti e fton dhe i gëzohet asaj. Por vetëm biri i nënës së mallkuar e luan rolin e pacifistit dhe të kozmopolitit, si dhe ia kthen shpinën luftës, kur ajo të vjen te dera.

Është mëkat që fqinjit t’ia duash të keqen, por vetëm budallai nuk shqetësohet kur ka komshi keqbërësin e armatosur.

Neve na ka rënë në hise të kemi fqinj një shtet të drejtuar nga ata që i ka pjellë lufta dhe krimi, e jo mirëbërja dhe urtësia paqësore. Pra ne kemi të bëjmë me një Serbi, burrështetasit e së cilët e projektuan gjakderdhjen e djeshme në këto hapësira, ata që zbatojnë urdhrat e kishës ortodokse, e cila patriotizmin serb e ushqen me urrejtjen ndaj shqiptarëve .

Dhe sot, kur shumë çka është katandisur udhës së çmendurisë, duhet të bëhemi gati për më të keqen, ngaqë të mirën mund ta përballim edhe të papërgatitur.

Pra duhet të na shqetësojnë provokimet serbe në Veri të Kosovës, poaq saç duhet të na trishtojë edhe mos shqetësimi i Kryeministrit shqiptarë ndaj armatosjes së Serbisë.

Kështu që me mendje e me gjitha që kemi duhet të jemi në Veri të Kosovës. Dhe assesi të mos i besojmë Kryeministrit të Shqipërisë, i cili këmbëngul se Beogradi është tempulli i të mirës sonë.

Ku ta dish, mbase e kemi fat të përjetshëm kolektiv që në kohë më të vështira dhe vendimtare, të jemi në duart e atyre që as fatkeqësia kolektive nuk i shqetëson aq sa humbja e pushtetit. Por të cilët i zgjodhëm ne që nuk e kuptuam se lirinë dhe atdheun duhet mirëmbajtur, se ato nuk i lihen në duar çdokujt.

Etiketa: armatosjeskryesore2piktoriprovokimetSerbeserbisesheqesimiSheqtesojne

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
Para
A do ta falë Bora? Donaldi i dedikon sërish këngë: Ma tha truri për me t’puth (Video)

A do ta falë Bora? Donaldi i dedikon sërish këngë: Ma tha truri për me t’puth (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com