GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjermania pezullon projektet në Republikën Sërpska

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania pezullon projektet në Republikën Sërpska
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria Federale e Gjermanisë do të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, në shumën prej 105 milion euro, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë. Informacioni iu përcoll kësaj ministrie nga Ambasada e Gjermanisë në Bosnje e Hercegovinë. Në letër thuhet se projektet do të pezullohen derisa të hiqen vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, të 10 dhjetorit 2021 dhe 10 shkurtit 2022, si dhe deri në përfundimin e bllokadës aktuale të institucioneve shtetërore.

Bëhet fjalë për vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska për të ashtuquajturin transferim të kompetencave nga shteti në nivel entiteti dhe vendimi dhe për miratimin e Ligjit për pasurinë e paluajtshme, e cila shfrytëzohet për funksionimin e autoriteteve publike në Republikën Sërpska. Ligji u pezullua me një vendim nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 12 prill, sepse, sipas ligjit aktual, njësitë nuk mund të menaxhojnë pronën shtetërore.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska vendosi që qeveria e këtij entiteti ka gjashtë muaj afat për të paraqitur në parlament ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, ligjin për akcizat, ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, si dhe ligjet për mbrojtjen dhe sigurinë. Këto janë kompetencat e shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, për të cilat Republika Sërpska pretendon në mënyrë të paarsyeshme se duhet të jenë në juridiksionin e entitetit. Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk e lë një mundësi të tillë.

Veprimet në entitetin Republika Sërpska, për të krijuar institucione paralele, janë dënuar njëzëri nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Politikanët nga Republika Sërpska kanë bllokuar institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës që nga fundi i korrikut 2021, kur ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko miratoi amendamentet në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës dhe vendosi se ishte krim mohimi i gjenocidit, si dhe i aktvendimeve për krime të luftës të sjella në Gjykatën Ndërkombëtare e Hagës dhe nga gjykatat vendore të Bosnjë e Hercegovinës.

Për çfarë projektesh bëhet fjalë?

Siç thuhet, bëhet fjalë për projektet Rehabilitimi i HE Trebinje IV, Rehabilitimi i HE Trebinje faza III, Ferma me erë Hërgud dhe Furnizimi i ujërave të zeza Gradishka.

Qeveria Federale e Gjermanisë, siç theksohet në letër, qëndron fuqishëm në anën e Bosnjë e Hercegovinës dhe është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin dhe të intensifikojë mbështetjen për proceset e afrimit të Bosnjë e Hercegovinës kah Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, siç u tha, qeveria federale do të kundërshtojë me vendosmëri çdo destabilizim politik dhe ekonomik të Bosnjë e Hercegovinës, përmes aspiratave separatiste./REL/

 

Etiketa: GjermaniapezullonprojekterepublikaSerpska

Lajme të lidhura

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Para
Aurela Basha bëhet nostalgjike, ndan foton me vëllain e saj

Aurela Basha bëhet nostalgjike, ndan foton me vëllain e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com