GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Më duan në rrjetet sociale”, Elena Kocaqi: Qeveria të marrë parasysh emrin tim për presidente

19:30 - 18/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më duan në rrjetet sociale”, Elena Kocaqi: Qeveria të marrë parasysh emrin tim për presidente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mandati i presidentit aktual mbaron në datën 24 korrik, teksa mazhoranca është fokusuar në përzgjedhjen e kandidatit që për të duhet të përfaqësojë krejt të kundërtën e Ilir Metës, një figurë mbi palët politike. Së fundmi në rrjete sociale gjithmonë e më shumë po lakohet ideja e një presidente grua, ku një ndër emrat më të përmendur është edhe emri i historianes, Elena Kocaqi.

Ditën e sotme, e ftuar në një intervistë për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, historiania Kocaqi ka renditur tre arsye se përse ajo është një kandidate e vlefshme dhe e mundshme për t’u zgjedhur presidentja e Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme.

Arsimi, pastërtia e figurës dhe qëndrimi i saj bipartiak janë pikat e saj të forta, për të cilat Kocaqi shprehet se ka fituar edhe pëlqimin e pjesës më të madhe të popullit në rrjetet sociale dhe se duhet të merren parasysh nga mazhoranca për zgjedhjet.

“Duke njohur historinë e shteti tim si historiane, arsim më bën profesionale në këtë fushë, pastërtia e figurës time gjithashtu ka vlerë pasi nuk kam qenë kurrë e angazhuar politikisht dhe kam mbajtur gjithmonë një qëndrim bipartiak dhe kam dashur gjithmonë të ruaj interesat e shqiptarëve. Këto janë kritere kryesore që duhen për president dhe nuk kam shkelur kurrë ligjin gjatë jetës time. Unë kam kontaktet e mia dhe mazhoranca e ka parë opinionin publik në rrjet dhe në media emrin tim dhe mazhoraca do e marrë në konsideratë në të mirë të popullit dhe në të mirë të saj”.

Nga ana tjetër, lidhur me faktin se si duhet të jetë figura e presidentit të vendit, Kocaqi është shprehur se ajo vetë do të ishte një figurë mbi palët politike dhe unifikuese duke pasur në vëmendje vetëm interesin e shqiptarëve.

“Unë nuk hyj ne punët e brendshme të partive dhe nuk jam pjesë e tyre dhe po të zgjidhem jam për zgjidhjen e problemeve dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Presidenti duhet të jetë apolitikë, pasi një president politik krijon konflikte cilido qoftë ai, një president që nuk vjen nga asnjë parti shikon interesin e shtetit dhe jo interesat partiake. Është në të mirën e Shqipërisë që të kemi një president mbi palët. Prandaj presidentit priren të jenë jurist pasi njihni mirë ligjin dhe shtetin. Unë do të isha një kandidate konsensual pasi nuk kam probleme me mazhorancën apo opozitën dhe respektoj të gjitha palët dhe nesër nuk do të prek interesin e asnjë pale por do i respektojë ato në maksimum”.

Së fundmi, Partia Socialiste nis ditën e nesërme procesin e konsultimeve për emrin e presidentit të ri dhe do të përfundojë më 29 prill dhe më pas të fillojë procesi në Kuvendi, me raundin e parë të votimeve më 4 maj. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj.

Kujtojmë se, Presidenti Ilir Meta mbyll mandatin e tij më 24 korrik të këtij viti.

 

Etiketa: Elena KocaqiIlir MetaPresidentZgjedhje

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Zgjedhjet në PD/ Shpallet fituesi i degës 8 në Tiranë, shtyhet votimi në Berat

Zgjedhjet në PD/ Shpallet fituesi i degës 8 në Tiranë, shtyhet votimi në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com