Kryetari i komanduar i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj, në një intervistë për mediat ka folur për zgjedhjet e kryetarëve të degëve të PD-së. Kapllanaj ka hedhur akuza të forta ku ka thënë se po zhvillohen zgjedhje farse të cilat sipas tij po shkatërrojnë plotësisht Partinë Demorkatike. Kapllanaj theksoi se të gjithë kandidatët janë pjesë e foltores madje kryetarët e degëve sipas tij janë zgjedhur pa u zhvilluar fare votimet.
“Jo vetëm që ka persona që ka persona të PD që janë lënë jashtë por janë lëna jshtë të gjithë demokratët dhe strukturat nuk janë ftuar të bëhen pjesë e këtij procesi që ka filluar, i vazhduar dhe i përfunduar vetëm me pjesën mbështetëse të Sali Berishës. Nuk është proces i hapur dhe gjithëpërfshirës, është vetëm mashtrim dhe fasadë. Pyesni demorkatët në bazë nëse ka marrë pjesë ndonjë nga strukturat e PD , anëtarë të PD që kanë edhe peshë në zonat ku jetojnë. Pjesa më e madhe e tyre as nuk janë telefonuar të bëhen pjesë e atij votimi farsë që u bë këto ditët e fundit dhe jo më të bëheshin pjesë e procesit që nga seksioni, grup-seksini dhe deri në degë. Ky proces ishte i njëanshëm, nga mbështetës të Sali Berishës. Këta po e shkatërrojnë Partinë Demokratike. Gjithmonë vendoset data e zgjedhjeve trë kryetarit me vendim të kryesisë. Në këtë situatë ka një përçarje në qendër, grupi i rithemelimti në një krah dhe kryesia e PD në një krah tjetër. Nëse do të kishte bashkim të dy krahëve do të bëheshe fillimi i procesit të zgjedhjeve në bazë me një udhëzim që vjen nga qendra , mund të vinte nga një grup i përbashkët, vinin në kryesi të PD në degë dhe më pas ngriheshe grupi i punës në grup seksion që të bëheshin zgjedhjet e seksionit” – tha Kapllanaj.
Ai gjithashtu tha se në zgjedhje shkojnë dy emra, ku njëri prej tyre është vendosur kush do të jetë kryetar i degës dhe kandidati alternativë është edhe familjari i tyre siç ka ndodhur në Mallakastër. Sipas Kapllanajt, kjo jo vetëm është një farsë e madhe por edhe të shkatërrosh forcën tënde politike me vetëdije të plotë.
“Me votim të fshehtë ku ka më shumë se një kandidaturë do të zgjidhej. Unë mendoj se strukturat në bazë ende nuk janë zgjedhur. Po nxitohet të zgjedhin kryetarët e degëve dhe kandidatët janë po nga foltorja, gjithashtu nuk janë pranuar kandiatë të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e foltores , madje janë përjashtuar. Vijnë dy emra zakonisht e kanë vendosur kush do të jetë kryetar i degës dhe kandidati alternativë është edhe familjari i tyre siç ka ndodhur në Mallakastër. Apo në rastet e tjera është një person tjetër dhe ka rënë dakord me kandidatin që do të jetë kryetar i degës dhe në fund bëhen zgjedhje farse ku marrin pjesë edhe persona të jashtëm që nuk janë anëtarë të PD me idenë që këta që nuk janë anëtarë të PD po regjistrohen si anëtarë të ri dhe këta do të anëtarësohen në PD dhe në të ardhmen do të jenë pjesë e saj. Kjo jo vetëm është një farsë e madhe por edhe të shkatërrosh forcën tënde politike me vetëdije të plotë” – u shpreh Kapllanaj.
Discussion about this post