GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Celularët, rritja e përdorimit të internetit nuk ndalet, 33% më shumë në janar-mars

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Celularët, rritja e përdorimit të internetit nuk ndalet, 33% më shumë në janar-mars
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përdorimi i internetit nga celularët shënoi rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti dhe në raport me janar-mars 2020 ishte të paktën 33% më shumë. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2021 ishte rreth 31 milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 5.15 GB Internet në muaj në T1 2021, që përbën një rritje me 15.5% në krahasim me T4 2020 dhe një rritje me 33% krahasuar me T1 2020.

Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2021 ishte rreth 2 milionë që përbën një rritje me 1.5% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 16.9% në krahasim me Tremujorin e parë 2020.

Krejt e kundërta ka ndodhur, nga ana tjetër, me thirrjet në celular dhe mesazhet që kanë pësuar rënie. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2021 ishte: 184 minuta dalëse, 18 SMS dhe 5.15 GB Internet. Krahasuar me T4 2020, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 1%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 10.5% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 15.5.

Sipas AKEP numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2021 ishte rreth 3,169,950 që përbën një rënie me 5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 2.7% në krahasim me T1 2020;

“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2021 arriti në rreth 2.49 milionë që përbën një rënie me rreth 0.8% me T4 2020 dhe rritje me rreth 0.6% me T1 2020; – Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2021 ishte rreth 1.38 miliardë minuta, me një rënie prej 1.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rritje prej 8.2% me T1 2020.

Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u rrit me 0.5% në krahasim me T4 2020 dhe u rrit me 16.1% në krahasim me një vit më parë në T1 2020;

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 3.5% në krahasim me T4 2020 dhe pësoi një rritje me 2.7% në krahasim me T1 2020. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T1 2021 ishte rreth 135 milion që përbën një rënie me 11.1% krahasuar me T4 2020 dhe një rënie me 31.8% me T1 2020” vlerëson AKEP./Monitor

Etiketa: AKEPinternetiperdimisherbime celulare

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
KLGJ kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin: Nga 34 të mbeten vetëm 15

KLGJ kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin: Nga 34 të mbeten vetëm 15

TË FUNDIT

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26

Një protestues nga Diaspora tha sot nga sheshi në ditën e 63-të se kryeministri Edi Rama ka bërë pakt me...

Lexo më shumë
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com