Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një fëmijë 7-vjeç.
Ai është dërguar me urgjencë në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të saj.
Discussion about this post