GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

FMN ul në 2% pritshmëritë për ekonominë shqiptare, më e dobëta në rajon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN ul në 2% pritshmëritë për ekonominë shqiptare, më e dobëta në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike të vendit tonë. Nëse në fillim të vitit FMN parashikonte që përgjatë 2022 ekonomia shqiptare do të rritej me 4.5%, ditën e sotme raporton se ka gjasa që rritja të jetë vetëm 2%. Sipas FMN problem kryesor janë kriza ekonomike që ka kapluar vendin pasi nisi lufta në Ukrainë, por edhe problemet e brendshme si boshllëqet fiskale dhe mungesa e ndihmës ndaj bizneseve. Në deklaratën e FMN thuhet se, ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohet lehtë në 3.4% deri në vitin 2027.

Vendi ynë vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon. Për Malin e Zi vlerësimi është 3.8, për Bosnjë Hercegovinën 2.4%, për Kosovën 2.8%. Maqedonia e Veriut pritet të ketë një rritje prej 3.2%. Më pak pritet ta ndiejë luftën Serbia, që vlerësohet se do të zgjerohet me 3.5% këtë vit dhe do të përshpejtohet në 4% vitet në vijim.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje javët e fundit pritshmëritë për rritjen ekonomike të vendit, për shkak të efekteve që po jep në ekonominë globale lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. Por, FMN deri tani është më pesimistja. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit (si Italia) si dhe situatën energjetike.

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor. Banka Botërore në raportin e fundit ”Lufta në Rajon” për Europën Qendrore dhe Azinë pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.

 

Etiketa: ekonomia ne rrezikFMNkirze e thelleKryesore1parashikime negativerritja ekonomikeulen prithsmerit

Lajme të lidhura

Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Maqedonia e Veriut merr vendimin që do të gëzojë udhëtarët

Maqedonia e Veriut merr vendimin që do të gëzojë udhëtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com