“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendit të vogël në bregdetin e Adriatikut mund të materializohet më shpejt nga sa pritej për shkak të pushtimit rus në Ukrainë”, kështu shkruan media franceze e cila i referohet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Synimet janë të qartë; të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor.”, vijon më tej artikulli.
Por jo vetëm procesi i anëtarësimit, por medias franceze i ka tërhequr vëmendjen baza e ushtarake e NATO-s në Kuçovë, ndërsa shkruan: “75 avionë luftarakë sovjetikë ndryshken buzë pistës në bazën ushtarake në Kuçovë, një ish-bazë komuniste në Shqipëri. Këto objekte janë për të akomoduar një qendër të re operacionale të NATO-s që duket se janë gati të rifitojnë shkëlqimin e tyre. Ristrukturimi i vend ii nisur në vitin 2018 u përshpejtua nga kriza ukrainase e cila favorizon më shumë bashkëpunimin brenda kampit kundër Putin dhe forcimin e mbrojtjes së territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti.
“Ndryshimi në kontekstin e sigurisë globale i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për AFP, kur është pyetur lidhur më bazën e Kuçovës.
Restaurimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit, ndërtimi i njësive të reja magazinimi… Kjo punë, e cila duhet të përfundojë në vitin 2023, financohet nga fondet e aleancës transatlantike, e cila tashmë ka akorduar më shumë se 55 milionë dollar në projekt që nga fillimi i tij në 2018.
Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s tashmë të pranishme, veçanërisht në kampin Bondsteel, në Kosovë, baza ajrore e Kuçovës do të paraqesë një aset strategjik lojtar kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm.
Discussion about this post