Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nisur nga 1 marsi qytetarët shqiptarë do të marrin çdo shërbim që ka të bëjë me dokumentat online, ndërsa shton se me mbylljen e sporteleve i jepet një shqelm korrupsionit dhe zvarritjeve.
Në një postim në Facebook, Rama thotë se Shqipëria është ngjitur në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, duke dalë e para në rajon.
“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumente dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama.
Discussion about this post