GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veshje speciale, biçikleta e fenelina/ Lali Eri hap thesin, 208 milionë lekë tender në mes të krizës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veshje speciale, biçikleta e fenelina/ Lali Eri hap thesin, 208 milionë lekë tender në mes të krizës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo një por tre tenderë me miliona lekë nga buxheti i shtetit janë hapur nga Bashkia e Tiranës me drejtues Erion Veliaj i cili duket se ka bërë një listë të gjatë të gjërave që kërkon të blejë, në këto kohë krizash.

Procedurat e hapura, nuk janë gjë tjetër veçse blerje luksi që nuk kanë lidhje me asnjë lloj investimi ndaj qytetarëve por zyrtarëve të Lali Erit. Uniforma të reja, veshje speciale, biçikleta elektrike dhe fenelina për bashkinë Tiranë, do të zbrazin nga xhepi i qytetarëve plot 208 milionë lekë të vjetra në total.

Lali Eri di si tua bëjë qejfin punonjësve të tij, pasi edhe shërbimin më të vogël ai e përfiton duke shfrytëzuar tenderë më miliona euro.

Abuzimi me fondin e shtetit, është duke kaluar çdo pritshmëri, por në këtë rast kryebashkiaku e humb vetëdijen dhe del në poltrone e bën thirrje që qytetarët të “kursehen” me shpenzime se është kohë krize.

Bashkia Tiranë, këtë herë ka hapur tre tenderë me fondin limit 20 804 112 lekë të reja ose rreth 208 milionë lekë të vjetra për shpenzime luksi.

Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike kërkon të blejë 10 833 279 (dhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë pa tvsh ose rreth 108 milionë lekë të vjetra për “Blerje uniforma dhe veshje speciale”. Procedura e hapur mban numrin e referencës REF: 25004-04-13-2022.

Po ashtu Bashkia Tiranë përmes “Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A.”, kërkon të blejë 7.900.000 (shtatë milionë e nëntëqind mijë lekë pa tvsh) ose rreth 79 milionë lekë të vjetra për “Blerje biçiklete elektrike”. Procedura e hapur mban numrin e referencës REF-24705-04-11-2022.

Pra, ujësjellësi nga bashkia e Lali Erit kërkojnë të bëjnë këtë blerje me shumë marramendëse për shërbim që nuk u nevojitet qytetarëve, kur xhepat e tyre po fiken dhe vendi vijon të mbytet nga kriza.

Lali Eri i ka dhënë dritën jeshile një tjetër tenderi me numër reference REF-25386-04-14-2022, ku me fondin limit prej 2.070.833 (dy milion e shtatëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tre) lekë ose 20 milionë lekë të vjetra kërkon të blejë fenelina e pajisje ndihmëse për Policinë Bashkiake.

Hapja e këtyre procedurave tenderuese vjen në një kohë kur buxheti i shtetit është duke u përballur me një serë emergjencash kriza energjetike si dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. A.L/ gijotna.com

Etiketa: Bashkia Tiranekryesore2tender

Lajme të lidhura

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m
Breaking Views

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m

22:02 - 22/05/26
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/  Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë
Breaking Views

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

21:33 - 21/05/26
Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë
Breaking Views

Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë

20:26 - 20/05/26
Para
‘E dua kafen në shtrat’, Lei Kraja flet hapur: Më ka tradhtuar i dashuri

Rrëfimi, edhe Lei Krajën e refuzojnë meshkujt për intervista!

Discussion about this post

TË FUNDIT

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë
Breaking Views

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

17:27 - 25/05/26

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”,...

Lexo më shumë
Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris

Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris

15:31 - 25/05/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje

14:52 - 25/05/26
Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A

14:20 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com