GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bregdeti Ynë”, zv. ministri i Brendshëm: Operacioni do zgjasë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bregdeti Ynë”, zv. ministri i Brendshëm: Operacioni do zgjasë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga veriu në jug, në vend ka filluar aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, operacion ky që sipas zv. ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, do të vijojë deri në në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare.

Operacioni “Bregdeti Ynë” filloi dje në Velipojë dhe Ksamil, ndërsa në një intervistë në “Report Tv”, Lamallari u shpreh se janë prishur deri më tani 15 objekte. Ai shtoi se ka edhe një ndërgjegjësim, pasi disa pronarë tashmë kanë filluar vetë prishjen e objekteve.

“Dita e djeshme shkoi shumë mirë. Janë prishur dje 6 në Velipojë dhe 9 në Ksamil, operacioni vijon. Ka edhe një ndërgjegjësim të momenteve të fundit pasi u pa vullneti i qartë i qeverisë për të pastruar njëherë e mirë bregdetin dhe kemi persona që po prishin tashmë godinat e tyre. Dje patëm të paktën 4 apo 5 raste në Ksamil ku vetë pronarët, ndërtuesit u angazhuan për të prishur objektet që kishin ndërtuar, e njëjta gjë po konstatohet edhe në Velipojë pasi u njohën me ultimatumin e qeverisë. Puna i përket tashmë strukturave shtetërore, IKMT që po mbështetet edhe nga strukturat e rendit për të shmangur konflikte.

Operacioni do zgjasë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare. Kemi dhe raste ku nuk mund të ndërhyhet në prishjen e gjithë objektit pasi katet e para mund të jenë me leje, po ndërhyjmë me metoda të veçanta, me prerje objekti që mos të dëmtohet pjesa tjetër. Këto janë raste sporadike. Duhet të marrë fund epoka e ndërtimeve pa leje. Kjo në fund të ditës është të bërit shtet. Nuk mund të vazhdojmë me këtë epokë të së kaluarës, të shfrytëzimit pa leje e shkeljes flagrante. Ky nuk është një aksion, por një operacion madhor, vetëm këto janë reforma shtetbërëse. Edhe Durrësi ka shumë objekte që janë evidentuar dhe me përfundimin e aksionit në Velipojë e Ksamil, procesi do vijojë paralelisht deri në pikën e takimit nga të dyja anët, për të pastruar çdo ndërtim pa leje”, tha ai.

Etiketa: Besfort LamallariBregdeti Yne

Lajme të lidhura

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë
Aktualitet

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

21:30 - 10/10/26
“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë
Aktualitet

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

21:01 - 10/10/26
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt komisariatit 3: Kërkojmë lirimin e Arturit, mos mbani peng qytetarin!
Aktualitet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt komisariatit 3: Kërkojmë lirimin e Arturit, mos mbani peng qytetarin!

20:20 - 10/10/26
Para
Xhaçka në konferencën e ministrave të jashtëm të Ballkanit: BE e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit e integrimit në të gjithë rajonin

Xhaçka në konferencën e ministrave të jashtëm të Ballkanit: BE e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit e integrimit në të gjithë rajonin

TË FUNDIT

Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave
Breaking Views

Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave

10:00 - 11/10/26

Vinicius Junior rrezikon të mungojë në përballjen me Barcelonën më 25 tetor, pas përjashtimit në ndeshjen që Real Madridi fitoi...

Lexo më shumë
Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

08:15 - 11/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

07:50 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com