Nga Ergys Mërtiri
Nëpër portale lexon shpesh lajme të tilla idiote si: “Komentuesit masakrojnë X-in në rrjetet sociale”, apo “Ja sesi i përgjigjen komentuesit X-it për deklaratën e tij”. Sigurisht këto lajme bëhen me qëllime propagandistike, duke synuar të përdorin histerinë e turmave, si instrument goditjeje dhe linçimi ndaj kundërshtarit, si dhe si instrument legjitimimi për grupe të caktuara politike. Por, në çdo rast, përveç nivelit banal, ato reflektojnë një reminishencë dëshpëruese të së kaluarës komuniste. Prirja për të legjitimuar veten në masa duke i dhënë turmave autoritetin për të ndarë të vërtetën është një manifestim i mentalitetit enverist që ushqen ende shumë aktorë në debatin publik.
Materiali i mëposhtëm tregon një rast linçimi popullor të kohës së komunizmit dhe përdorimit të turmave për të denigruar ata që nuk i pëlqenin partisë. Teksti është një fragment i shkëputur nga një raportim mbi një seancë gjyqi publik të zhvilluar kundër Fadil Paçramit, me punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore Ylli i Kuq. Rreth 1500 vetë ne sallë kërkojnë llogari për frymën liberale që ai kish përcjellë në institucionet e kulturës në fillimvitet ’70, duke përfshirë edhe festivalin e 11, si dhe rrëshkitjet në art e krijimtari, përtej normave strikte të realizmit socialist.
Ndonëse raportimi bart euforinë e regjimit mbi ngjarjen, panorama të ngjan me një çmendinë, ku punonjësit e bujqësisë venë përfund funksionarin më të lartë të kulturës në vend, duke marrë përsipër të gjykojnë mbi probleme të komplikuara të artit dhe kulturës dhe shkeljet e tij me qëllime armiqësore. Paralelizmi me çfarë ndodh sot rëndom në rrjetet sociale është diçka që mund konstatohet lehtë nga kushdo.
***
“Ne mbledhjen a organizuar moren pjese mbi 1500 punonjes. Kishte nga ata qe, megjithese u kerkua te mos vinin ne kete mbledhje, sepse duhet te vazhdonin ujitjen ose punet ne blegtori etj, nuk pranonin dhe kerkonin me insistim te merrnin pjese duke thene: duam t’u tregojme vendin revizionisteve, tradhetarve, atyre qe duan te na minojne nga brenda. […]
Qysh ne fillim iu dha fjala Fadil Paçramit, i cili tha: “Une kam bere gabime dhe faje dhe me vjen keq qe nuk realizova besi¬min qe me dhate. Partia me vuri ne dukje te gjithe gabimet qe une kisha, si shfaqje te mendjemadhesise, te liberalizmit dhe me te drejte Partia me hoqi si antar te Komitetit Qendror, bile me perjashtoi fare nga radhet e saj. Ne keto kushte ju keni te drejte te me hiqni si deputet, si kryetar i Kuvendit Popullor, sepse une nuk meritova besimin tuaj dhe te partise. Une humba te kaluaren time, te tashmen dhe te ardhmen time, por do te pyes ndonjeri, pse jetoj une tani, çfare qellimi i kam vene vehtes? Une do te punoj si qytetar i thjeshte sepse mua nuk me beson me njeri.”
Ne kete kohe nderpreme Fadil Paçramin duke i thene: kolek¬tivi perpara pak ditesh ka kerkuar te revokoje mandatin tend si deputet. Ti asnjehere dhe asgjekundi nuk ke bere autokritike. Tani ne nuk presim qendrim tjeter. Jeni ketu jo per tu justifikuar, por per te dhene llogari perpara zgjedhesve, pse keni rene ne batakun e revizionizmit, pse keni tradhetuar idealet e shenjta te partise etj. Ai i revoltuar tha: “Une nuk kam tradhetuar, kete epitet nuk ma ka thene njeri, keto gjera kam thene ne ndermarrjen time, keto i kam thene ne Komitetin Qendror, keto do te them edhe sot. Une kam humbur jeten dhe veprimtarine time dhe po mendohem çdo dite se ku me çoj kjo rruge, duke i vene vehtes per detyre te punoj sipas po¬rosise se partise”. Ne kete kohe u ngrit tere salla duka i thene: ti je tradhetar, ti je kunderrevolucionar, ti je revizionist, pran¬daj do te na pergjigjesh mire dhe hapur pa demagogji pyetjeve qe do te bejme per vaprimtarine tende armiqesore.
Punonjesit i ben atij mbi 35 pyetje nga me te ndryshmet si: […] Pse kini dashur degjenerimin e rinise, me cfaqjet e modes, çthurjeve, indisiplinimeve ne shkolla etj.? […] Psa ke dashur te likuidonje partine dhe udheheqjen e saj? Pse kini dashur te reviziononi ideologjine e partise sone? Pse keni mohuar rolin udheheqes te organizatave te partise veçanerisht ne organizatat e institucioneve kulturale e artistike? […] Psa per ju krijimtari eshte ve¬tem ajo e pas viteve 1960? Pse keni rene ne batakun a revizionizmit etj, etj.
Ketyre pyetjeve e te tjera Fadil Pacrami nuk iu pergjigj, reshqiste vazhdimisht me gjithe nderhyrjet nga salla. Perseriste shpesh “qe kam 30 e ca vjet anetar partie, kam luftuar kunder revizioniz¬mit dhe per kete ne kohen e Koçi Xoxes jam perjashtuar edhe nga par¬tia, nuk kam tradhetuar njeri, nuk jam kunderrevolucionar, kam bere gabim qe luftova vetem ne nje krah etj.”
Ne kete kohe e gjithe salla, e indinjuar nga qendrimi i tij, kerkoi te mos e degjonin dhe ta ulnin ne vend.
Diskutimet e punonjesve ishin te shumta. Nuk kerkonin leje per te diskutuar, sic ndodh zakonisht. Coheshin vete, renditeshin njeri pas tjetrit ne tribune e kush te diskutonte me pare. Te gjithe denuan me vendosmeri pikpamjet e qendrimet e Fadil Pacramit, qelli¬met dhe veprimet e tij antiparti. Ata shpjeguan e argumentuan per¬mbajtjen ideologjike e politike te veprimtarise se tij. Duke mos luftuar ne te dy krahet, thane punonjesit, ai deshironte qe tek ne te penetronte ideologjia borgjeze e revizjoniste, te degjenerohej jeta ne vendin tone, veçanerisht rinia, arti dhe kultura, donte te likuidonte rolin udheheqes te organizatave baze te partise. Punonje¬sit vertetuan sa ai ka punuar e luftuar kunder vijes se drejte mar¬ksiste-leniniste te partise, ka punuar kunder interasave jetike te popullit tone, ka qene per dobesimin e fuqis mbrojtese te atdheut, ai donte dobesimin e unitetit te çelikte te popullit rreth partise. […]
Mbledhja u zhvillua me nje fryme te larte luftarake e revo¬lucionare, me nje entusiazem te papershkruar per partine dhe udheheqesin tone te dashur shokun Enver. Brohoritjet per partine dhe per shokun Enver ishin pa mbarim. Fadil Paçrami, me sa u duk, nuk para¬shikonte qe ti behesh nje demaskim i tille i tmerrshem dhe i argu¬mentuar nga ana e punetoreve, ai mendoj se do ta kalonte lehte dhe¬nien e llogarise perpara popullit.
Mbledhja do te vazhdonte deri ne oret e vona, asnjeri nuk donte te largohesh pa e demaskuar, megjithse ne salle bente mjaft vape. Mbas shume diskutimesh, nga te gjithe pjesmarresit u kerkua me insistim qe Fadil Pacrami ti jepet organeve te drejtesise per ndjekje penale, si tradhetar i partise dhe i popullit, si revizjo¬nist i kulluar, qe ka dashur te permbyse pushtetin tone popullor. Ata shprehen urrejtjen e madhe per armikun e klases, per frikacakun e rene ne preherin e imperialisteve e revizionisteve.”
Discussion about this post