GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku: Qeveria rrit çmimin e energjisë, OSHEE përfundon në Arbitrazh

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj gënjen në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Ti përdor SPAK si qen sulmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër qeverinë ditën e sotme sa i përket rritjes së cemit të energjisë për familjet.  Përmes një postimi në Facebook ajo shprehet se për 500 mijë familje është rritur çmimi i energjisë  ndërsa tashmë  kërkojnë të kalojnë në një tjetër fashë më të lartë. Sipas saj qeveria mashtron qytetarët duke iu thënë se është rritur çmimi i energjisë në tregun botëror dhe prandaj po rritet edhe tek në. Në fakt, sipas Tabakut, kriza energjetike tek ne ndodh për shkak të keqmenaxhmit, për shkak se qeveria shet e blen energji pra kriter dhe tashmë barra bie mbi qytetarët.

“E rritën çmimin e energjisë për mbi 500.000 familje shqiptare dhe sot vijnë dhe thonë, prezantojnë një fashë tjetër. Sot, bizneset e një fashe te caktuar paguajnë 18.8 leke për KË/ore. Çmim i rritur pa asnjë vendim nga ERE i cili ka sjelle rritjen e te gjitha çmimeve zinxhir, ne produkte, çmim i cili ka sjellë rritjen e një pjesë të madhe të shërbimeve , çmim I cili sot reflektohet në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

 Lexova me shumë interes një letër të cilën kryeministri kishte nisur qytetarëve shqiptarë dhe i thoshte i përmalluar se çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare nga 50 euro/KË ka shkuar 250 pothuajse në disa raste edhe 500 prandaj do detyrohemi që të rrisim edhe çmimin e energjisë. Së pari një herë për dijeninë e atyre që i shkruajnë letrat në tregjet ku blihet, shkruhet MË/ore jo KË/ore kushdo që e ka shkruar të paktën ta ketë dijeninë e kësaj, së dyti të gjitha problemet që kanë ardhur këtë periudhë të cilat I keni denoncuar qe në shtator janë problem menaxhimi.

Probleme të cilat lidhen me vendimmarrjet që i ka marrë qeveria gjatë muajit gusht dhe shtator për të shitur dhe blerë energjinë në pikë ose jo, sezon ose jo të cilat sot kanë influencuar edhe ne financat e ndërmarrjes e cila merret me energjinë elektrike, me sigurisht operatorin shtetëror të energjisë elektrike.Ndër të tjera Tabaku tregon se OSHE ka të hapur një gjyq në Arbitrazh, pasi është një nga abuzuesit më të mëdhenj për tenderë.  “Por të thuash sot që OSHE, e cila meqë ra fjala ka edhe një gjyq në arbitrazh për të cilin u njoftuam dje. Të thuash sot që OSHE “është një nga ndërmarrjet me qëndrueshmërine me te madhe financiare”, kur në çdo raport të kontrollit të lartë të shtetit njihet fakti që “OSHE sot është një nga abuzuesit më të mëdhenj si në tendera publike ashtu edhe në shërbime”. Mua më duket jo pa aftësi, por më duket arrogancë të vish të flasësh kështu për qytetarët shqiptare”, shprehet ajo.

Etiketa: Arbitrazhcmimi i energjiEREJorida TabakuKryesore1OSHEEPDqeveria

Lajme të lidhura

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
Para
Në arrati prej 18 vitesh, arrestohet shqiptari “fantazmë” në Greqi

Në arrati prej 18 vitesh, arrestohet shqiptari “fantazmë” në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!
Sport

UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!

08:07 - 07/08/26

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdon të thellohet, me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, që mbetet në qendër të polemikave....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

08:00 - 07/08/26
Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

07:46 - 07/08/26
Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26
Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com