GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti i ri/ ISP: Të zhvillohet proces transparent, të përfshihet edhe opozita

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush vjen pas Metës? Nisin negociatat mes PD dhe PS për Presidentin e  ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti i Studimeve Politike ka reagur sot në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Përmes një reagimi publik ISP vlerëson se zgjedhja e Presidentit është një prej momenteve më solemne të legjislaturës parlamentare. Sakaq, ISP thekson se është e rëndësishme që  partitë politike parlamentare të kontribuojnë për një proces me integritet, transparent, të besueshëm dhe legjitim për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

ISP mirëpret deklarimet se kandidati nuk do të jetë nga legjislatura aktuale, por njëherësh sugjeron që zgjedhja të mos përfshijë as prurjet nga strukturat drejtuese në partitë politike, të mos jetë individ i përfshirë në skandale dhe akte korruptive, të mos jetë nën hetim dhe të mos i përkasë kategorive të ndaluara të dekriminalizimit dhe ish nomenklaturës.

“Presidenti duhet të gëzojë besim publik dhe integritet mbipartiak. Jeta institucionale, akademike dhe publike në Shqipëri ka individë që i gëzojnë këto cilësi. Në këto momente ISP apelon Kuvendin për një qasje institucionale të procesit, duke vendosur institucionin dhe interesin publik mbi agjendat ditore të partive politike. ISP nxit mazhorancën të iniciojë dialog dhe të dëshmojë vullnet real për vendimmarrje mbipartiake, si dhe opozitën të kontribuojë në mënyrë konstruktive në jetësimin e procesit. Dy grupet e mëdha kanë mbi 20 deputetë, kufiri minimal për propozimin e kandidatëve për President, ndaj secila palë politike duhet të bashkëveprojë me dialog e konsensus ose në mungesë të tij, të ushtrojë me integritet dhe transparencë të drejtën kushtetuese për kandidat/ë mbështetës”, thuhet në njoftim.

Sakaq, ISP shprehet se në këto momente nuk është koha që partitë të përdorin inatet politike, po të mendojnë presidentin e duhur për qytetarët shqiptarë.

 

 

 

Etiketa: isppresidenti i riqeveriathirrje kudestransparence

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
SPAK rihapi dosjen e CEZ/ Berisha: Le të hetojnë, nuk ka problem

SPAK rihapi dosjen e CEZ/ Berisha: Le të hetojnë, nuk ka problem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com