GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A do të kandidojë për të marrë drejtimin e PD-së? Rudina Hajdari: Ata që e ndjejnë veten në…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hajdari i përgjigjet Berishës: Nuk kthehem në PD pa ikur Basha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rudina Hajdari është rikthyer në politikën aktive dhe është angazhuar në procesin e vështirë për ringritjen e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Top Talk”, Hajdari u shpreh se do të ndjekë të gjitha organizimet në PD dhe do të marrë pjesë në takimet me demokratët për të kuptuar nga afër si mund të zgjidhet kriza në partinë më të madhe opozitare.

Tashmë ajo mban një qëndrim ndryshe dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit më herët ka hedhur akuza të forta.

Sipas saj, përpjekjet e Berishës për të ribashkuar të djathtën dhe për t’u rikthyer në krye të PD-së, ajo u shpreh se “parimisht është diçka e drejtë, por të shohim sa do të funksionojë”.

“Kam qenë nga ata që kam qenë kundër zotit Berisha, kam folur kundër tij në Parlament, kam kundërshtuar djegien e mandateve. Dhe për këtë kam qenë shumë e qartë, që do të jem gjithmonë parimore dhe kështu do vazhdoj të jem”.

Ai që mendon që pas 6 marsit, Berisha nuk është faktor brenda Partisë Demokratike, gabon, shprehet Hajdari.

“Duhet të kuptojmë që ai ka një rol, mbështetet dhe vazhdon të mbështetet. Çështja është si ta akomodojmë ne brenda grupit dhe ta pjesë të punës për ringritjen e Partisë Demokratike, ky është synimi kryesor. Duhet të pranojmë që është faktor brenda Partisë Demokratike, por anëtarësia, demokratët, për momentin duhet të kuptojnë që mbështetja ndaj Berishës ishte pas disfatës së Bashës. E mbështetën Berishën se ishin të zhgënjyer. Por tani duhet të shkojmë përtej kësaj, duhet të shohim si të rikthehemi në pushtet. Duhet të apelojmë edhe përtej anëtarësisë, edhe përtej demokratëve, te elektorati gri, por dhe te socialistët e zhgënjyer që janë larguar nga Edi Rama”.

Hajdari tregon se do të marrë pjesë në kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Berisha.

“Jam dakord dhe do të marr pjesë në kuvendin e 30 prillit, të Kongresit të Partisë Demokratike. Do jem pjesë dhe do të kërkoj të flas.
Nëse ka një kongres tjetër do të shkoj dhe tek ai. Unë do të jem aty ku janë demokratët, do të flas dhe do të komunikoj me ta. Nuk kam ardhur këtu për të bërë tifozin e zotit Berisha apo zotit Basha. Kam ardhur të bëj kontributin tim, nuk pretendoj të bëj mrekulli”.

Por, a do të kandidojë Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e PD-së?

Nuk e aspiroj një gjë të tillë, përgjigjet ajo, ndërsa shton se përveç Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka njerëz të tjerë që mund ta drejtojnë Partinë Demokratike.

“Mendoj që po. Ata që e ndjejnë veten në lartësinë e duhur për të qenë kryetar nesër, duhet ta shprehin këtë dëshirë dhe të shpalosin platformat e tyre. Kur të dëgjoj se çfarë kanë për të bërë, do mbështes atë që mendoj është më e drejtë”.

Etiketa: Rudina Hajdari

Lajme të lidhura

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër
Breaking Views

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

16:41 - 30/07/26
Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!
Aktualitet

Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!

13:59 - 30/07/26
A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
Aktualitet

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

13:34 - 30/07/26
Para
Inceneratorët/ BE: zgjidhja e fundit në menaxhimin e mbetjeve. Tabaku: Aferë korruptive!

Piu ujë nga çezma, Tabaku i përgjigjet Ramës: Bashkia Tiranë ble 200 mijë euro ujë në vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë
Aktualitet

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

17:44 - 30/07/26

Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar nga të dyja anët e qarkullimit, për shkak të situatës së rënduar nga zjarri masiv...

Lexo më shumë
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

17:18 - 30/07/26
Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

16:55 - 30/07/26
Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

16:41 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com