GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Levits në takim me Kurtin: Letonia e konsideron pavarësinë e Kosovës të pakthyeshme

19:42 - 22/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Levits në takim me Kurtin: Letonia e konsideron pavarësinë e Kosovës të pakthyeshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, ka thënë se shteti që udhëheq e konsideron pavarësinë e Kosovës si të pakthyeshme dhe promovon interesat e kësaj të fundit në Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë, Levits e ka bërë të premten në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin thuhet se ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Presidenti i Letonisë e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore. E përgëzoi për progresin e shënuar ekonomik dhe tha që ky duhet të jetë fokusi i rëndësishëm i Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të qeverisë së Kosovës.

“Letonia e konsideron pavarësinë e Kosovës si të pakthyeshme dhe promovon interesat e shtetit tuaj në Bashkimin Europian,”- tha Presidenti Levits. Ai ofroi mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe për përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.

Po ashtu, Levits ka theksuar vazhdimin e mbështetjes për trajnime e studime të zyrtarëve shtetërorë të Kosovës në fushën juridike në Riga Law School.

“Ndërkohë që bëri të ditur financimin e kurseve të studimit dhe trajnimit në Letoni për dy oficerë të lartë të FSK-së”.

Kryeministri Kurti në anën tjetër bëhet e ditur se ka falënderuar presidentin Levits për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Letonia dhe përkrahjen për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Ai tha se si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve është edhe marrëveshja e nënshkruar së fundmi nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për trajnime dhe operacione të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë letoneze”.

“Teksa e njoftoi për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në vitin e parë të qeverisjes, kryeministri Kurti theksoi disa nga indikatorët ekonomikë: rritjen ekonomike për 10,53%, rritjen e eksporteve për mbi 83% krahasuar me vitin 2020, rritjen e investimeve të huaja direkte prej 22% dhe rritjen e investimeve kapitale mbi 10%”.

Në takim qeveria njofton se është biseduar edhe për situatën e sigurisë në Europë dhe në rajon, pas invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë.

“Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, kryeministri Kurti tha se është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe në NATO”.

Etiketa: Egils LevitsKurtipavarësi e Kosovëspresident i letonise

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Kamionçina përplas motoristin në Lushnje, një i plagosur (EMRI)

Kamionçina përplas motoristin në Lushnje, një i plagosur (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com