GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përsëritet masakra e Buchas, dalin pamjet e civilëve të vrarë në rrugët e Mariupolit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përsëritet masakra e Buchas, dalin pamjet e civilëve të vrarë në rrugët e Mariupolit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Publikohen pamjet e tmerrshme nga qyteti i Mariupolit në Ukrainë ku tregohen trupat e mbi 20 civilëve të shtrirë përgjatë një rruge kryesore.

Videot e postuara në mediat sociale ditët e fundit, vijnë pasi Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se po hetojnë qindra akuza për vrasjen e civilëve gjatë pushtimit të Ukrainës.

Qyteti port jugor i Mariupolit ka qenë arena e luftimeve intensive për javë të tëra mes forcave ruse dhe ukrainase. Videot janë filmuar të gjitha pranë uzinës së hekurit dhe çelikut Ilyich në Mariupolin verior, BBC ka konfirmuar vendndodhjet. Trupat janë shtrirë përgjatë Avenue Boika, e cila është pranë uzinës.

BBC ka përputhur ndërtesat, shenjat rrugore, stacionet e autobusëve dhe të dhëna të tjera vizuale që shihen në video, me imazhet satelitore të rrugës.

Njëra nga videot është filmuar nga Patrick Lancaster, ish-veteran i zbulimit të marinës amerikane, i cili ka postuar video nga zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore në llogaritë e tij sociale që nga viti 2014.

Lancaster është shfaqur shpesh si i ftuar në televizionin shtetëror rus, si dhe në ëebsajtin konspirativ amerikan InfoËars. Një tjetër video është filmuar nga gazetari italian Vittorio Nicola Rangeloni. Rangeloni, i cili jeton në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, filloi të postonte video nga Mariupol në fund të marsit.

Videoja e tretë dhe e katërt u ngarkuan nga agjencia ruse ANNA News dhe kanali Telegram pro-Kremlinit, Signal. BBC Neës iu drejtua Lancaster dhe Rangeloni për koment, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Pamjet e publikuara tregojnë se masakra në Bucha është përsëritur në Mariupol. Disa ditë më parë pamjet e 20 civilëve të vrarë dhe të shtrirë rrugëve tronditën botën. Perëndimi akuzoi Rusinë për krime lufte, ndërsa kanë nisur hetimet.

Sakaq, Mariupoli është një ndër qytetet më të goditura nga luftime, pasi ka qenë objektivi i Moskës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka shprehur frikën për mijëra të vdekur në qytetin e rrethuar prej javësh nga rusët.

Etiketa: ANNA NewsBBCKombet e Bashkuaramasakra e MariupolitQyteti port jugor i Mariupolit

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Vritet polici shqiptar, dyshimet e para

Morën paga pa shkuar në punë, arrestohen tre zyrtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26

Marshim historik në protestën kombëtare të mbrëmjes së djeshme, në ditën e 63-të të rezistencës popullore. Mijëra qytetarë marshuan me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

07:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com