Reperët Stresi dhe Noizy nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të shkuarën, por prej një viti ata janë pajtuar, duke i lënë mbrapa mosmarrëveshjet që kishin. Stresi duket se nuk e ka aspak problem që të vishet me rrobat e linjës “Illyrianbloodline”, që është biznesi i Noizy-it për veshjet.
Në një postim në instagram ku shfaqet linja e kostumit Double Eagle 2022, Stresi kërkon një kostum dhuratë, të cilin Noizy ia premton me prioritet, madje duke e quajtur “familje”! “Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi. “I pari sa të dalë collection fam”, i përgjigjet Noizy.
Discussion about this post