GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi me 153 mijë uro, 30-vjeçari nga Kosova tregon serinë e autorëve që zhvatën biznesmenen

14:56 - 25/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi me 153 mijë uro, 30-vjeçari nga Kosova tregon serinë e autorëve që zhvatën biznesmenen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

30-vjeçari nga Kosova Qerim Krasniqi i arrestuar me akuzën se i ka vjedhur me anë të mashtrimit 135 mijë euro një qytetareje nga Tirana u la në burg pa afat . Prokuroria ka shpjeguar se denoncimi është bërë në datën 15 shtator 2021 nga e dëmtuara Mariana Ç.

Ajo ka theksuar se jep dhoma me qira në bulevardin Zogu i Parë ku i arrestuari ka qëndruar pasi ka mbërritur në Shqipëri nga Zvicra. Gjatë qëndrimit në pronën e saj, denoncuesja thotë se Qerim Krasniqi është prekur nga covid, dhe ka pasur nevojë për përkujdesje. Për këtë arsye ajo e ka marrë të akuzuarin në banesën e saj. Në gusht 2021 ai i ka kërkuar asaj 50 mijë euro borxh me justifikimin se llogaritë e tij në Zvicër ishin bllokuar.

Më pas ai i ka kërkuar sërish të dëmtuarës shuma të ndryshme, 30 mijë euro, 28 mijë euro, 20 mijë euro dhe një shumë tjetër prej 6 mijë euro të cilën e ka marrë në pjesë të vogla, nga 400-500 euro.

Në total sipas kallëzueses shuma që ajo i ka dhënë të akuzuarit ka qenë 135 mijë euro të cilat Qerim Krasniqi ka premtuar se do t’i kthente të gjitha bashkë pasi do t’i zhbllokohej llogaria në Zvicër.

Denoncuesja ka komunikuar me shtetasin nga Kosova deri në dhjetor, dhe më pas, ai, duke mos kthyer borxhin, ka shkëputur çdo komunikim dhe ka fikur të gjithë numrat e telefonit. Pas nisjes së hetimeve bazuar në denoncimin e gruas së dëmtua, Qerim Krasniqi është shpallur në kërkim policor ndërkohë që në datën 22 prill 2022 ka tentuar të hyjë në Shqipëri ku është ndaluar.

Ai është pyetur për eurot që i kishte marrë shtetases Mariana Ç, të cilës pranoi se i ka marrë 85 deri në 87 mijë euro të cilën e ka investuar në bursë. Ai ka shpjeguar se fondet i ka dhënë tek një shtetas nga Maqedonia e veriut të cilin e njeh me emrin Rinor, por që gjeneralitetet e plota nuk ia di.

I arrestuari ka thënë se shtetasi maqedonas i ka marrë edhe 32 mijë euro të tjera dhe më pas është zhdukur duke e detyruar edhe atë që të shkëpusë kontaktet me Mariana Ç dhe të largohet nga Shqipëria. Pas arrestimit, i akuzuari nga Kosova është shprehur i gatshëm ta kthejë borxhin me këste nga 5 mijë euro në muaj të cilat i ka të ardhura nga tregtimi i kriptovalutave.

Po kështu Qerim Krasniqi ka pranuar se i ka marrë një doktoreshe me emrin Imelda një shumë prej 500 eurosh dhe nuk ia ka kthyer.

Etiketa: mashtrimTirane

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Vritet në derë të shtëpisë bosi i jetës së natës në Athinë, zbulohet lidhja me shqiptarët

Vritet në derë të shtëpisë bosi i jetës së natës në Athinë, zbulohet lidhja me shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com