GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati “lundron” në para, Veliaj “i fal” tenderin 411 mln lekë për gazoil

19:57 - 25/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastrati “lundron” në para, Veliaj “i fal” tenderin 411 mln lekë për gazoil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë i ka bërë lekët “rrush e kumbulla” për gazoil, benzinë e gazë këtë muaj, ndërkohë që qytetarëve iu kërkon të kursejnë. Pak ditë më parë Gijotina.com ka denoncuar se si Erion Veliaj shpenzon 131 milionë lekë për blerje gazi, përmes një tenderi në shkelje të ligjit. Pikërisht  në kohën që vendi është në krizë, Veliaj gjen të bëjë një sërë tenderësh për të blerë këto produkte, çmimet e të cilave kanë arritur në qiell. E si duke u justifikuar nga kjo kryebashkiaku  shpenzon me miliona lekë, duke favorizuar kompanitë mike dhe sigurisht një pjesë të mirë e fut në xhepin e tij.

Këtë herë Veliaj ka vendosur të shpenzojë 411 milionë lekë për blerje gazoili. Konkretisht bëhet fjalë për tenderin REF-21518-03-09-2022, i cili nga Openprocurement është klasifikuar si një tender shumë problematik dhe abuzues.  Kjo për shkakun se kanë paraqitur ofertë dy kompani  A&T” sh.a & ”2A2F – L OIL” sh.p.k, si dhe bashkimi i kompanive “KASTRATI” sh.p.k & “RESULI – ER” sh.a. Ku edhe pse kompania e parë ka paraqitur një ofertë më të ulët 390 milionë lekë, Veliaj e ka refuzuar duke lënë në garë vetëm Kastratin. Kjo përbën shkelje pasi gara nuk mund të vazhdonte vetëm me një ofertë, aq më keq që Kastrati ka paraqitur ofertë më të lartë, 400 milionë lekë. Pra, gati 99% sa fondi limit, ndërsa ligji kërkon që të pranohet oferta më e vogël.

Por, si duket Veliaj është i pasionuar pas shpenzimeve marramendëse, pasi për favoret që bënë në këtë aferë merr edhe vetë një pjesë. Për këtë arsye ky tender ka risk të lartë për korrupsion dhe cenim të konkurrencës.

Kastrati lundron në tendera

Sikur e cekëm pak më lartë Kastrati ka marrë disa tendera nga Veliaj gjatë këtij muaji dhe të gjithë pa garë e në shkelje të ligjit. Fillimisht ai ka marrë tenderin 131 milionë lekë për të furnizuar Veliajn me gazë, tashmë kryebashkiaku po i jep 411 milionë lekë për furnizimin me naftë dhe po në këtë projekt është përcaktuar një tjetër tender për lotin 3 për blerje benzine, ku Kastrati merr 60 milionë lekë.

Ndërkohë, dy javë më parë Gijotina.com ka denoncuar se Kastrati fitoi dy tendera pa garë për karburantet me vlerë 721 mijë euro nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme që drejtohet nga Bledi Çuçi. Po gjatë këtij muaji Bashkia Durrës i ka dhënë një tender 162 milionë lekë pa garë Kastratit për blerje naftë dhe fill pas saj i fali një tender Bashkia Shijak. E pra sikur duket qytetarët janë zhytur në krizë, ndërsa shtetit po “lahet” me naftë, në këtë rast Kastrati “lahet” me lekë./ E.H/Gijotina.com

Etiketa: abuzimErion VeliajKastratikryesore2nafteshkjelje ligjishpenzinetender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Nevoja e përparimit të dialogut Prishtinë-Beograd, ndihmës-sekretarja amerikane takim me Vjosa Osmanin

Nevoja e përparimit të dialogut Prishtinë-Beograd, ndihmës-sekretarja amerikane takim me Vjosa Osmanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com