GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bulmeti rritet përsëri 11%, përpunuesit: Shkak, shtrenjtimi i lartë i qumështit të fermerit

07:56 - 26/04/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Bulmeti rritet përsëri 11%, përpunuesit: Shkak, shtrenjtimi i lartë i qumështit të fermerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve të bulmetit. Një tjetër fabrikë e përpunimit të qumështit nga dita e sotme ka rritur çmimet nga 9 deri 11% të kosit, djathit të deles dhe të lopës.

Kjo është herë e dytë që brenda këtij viti kompania “Vita 2001” rrit çmimet e produkteve të bulmetit. Çmimi i kosit të lopës të tregtuar nga kjo fabrika nga 45 lekë u rrit 50 lekë (rritja 11%), djathi i deles nga 580 lekë/kg u rrit në 630 lekë/kg (rritja 8,6%), djathi i lopës nga 470 lekë/kg në 520 lekë/kg (rritja 10%).

Administratori i fabrikës të përpunimit të qumështit në fshatin Nizhavec të rrethit Pogradec, Taulant Pupa tha për “Monitor” se në muajin shkurt i rritën çmimet 5% për shkak të shtrenjtimit të naftës dhe pasigurisë të furnizimit në lëndë të parë që krijoi nisja e luftës rusi-Ukrainë.

“Shtrenjtimi i çmimit të naftës mbi 230 lekë për litër ka dyfishuar kostot e transportit. Nëse për të sjellë një furnizim në Tiranë më parë shpenzonimin 5,000 lekë në ditë karburant, me këtë çmim shpenzimet arrijnë 8,000 lekë në ditë. Në kahun tjetër nisja e luftës krijoi shumë pasiguri dhe çmime të larta në zinxhirin furnizues, që nga lëndët e para ushqyese për kafshët, ku ishte frika e mungesës të misrit”, nënvizon z. Pupa.

Rritja e dytë e çmimeve që nisi nga 25 prilli vjen për shkak të shtrenjtimit të qumështit të deles dhe lopës nga fermerët. Pas 1 prillit furnizimi me qumësht dele nga 95 lekë me TVSH po blihet te fermerët 130 lekë për litër (rritja 36,8%) dhe opës nga 48 lekë po blihet 60 lekë për litër (rritja 25%). Shumë ferma në këtë zonë janë në prag falimenti.

“Rritja e dytë e çmimeve po reflekton shtrenjtimin e kostos të prodhimit nga rritja e qumështit nga fermerët. Disa ditë më parë rreth 30-40 fermerë të zonës, nga ku furnizohemi me qumësht, në një protestë paqësore na kërkuan rritjen e çmimit të qumështit. Kërkesa e tyre mbështetej te rritkja e lartë e kostos për mbajtjen e bagëtive. Ne e pranuam kërkesën e tyre për ta blerë më shtrenjtë qumështin, pasi në të kundërt fermerët do t’i shisnin bagëtitë, pasi ishin në pamundësi për t’i mbajtur dhe do të largoheshin në emigracion për të punuar. Bëhet fjalë për fermerë që kanë investuar familjarisht me të ardhurat e fituara nga emigracioni për mbajtjen e deri 300 krerëve dele”, pohon z. Pupa administratori i fabrikës të përpunimit të qumështit që operon në treg prej vitit 1992 (më poshtë shih videon).

Sipas përfaqësuesit të kompanisë “Vita 2001” këtë vit po ndihet shumë vështirësia në gjetjen e qumështit nga fermerët, pasi shumë prej tyre po largohen për të punuar në Gjermani, pasi shtrenjtimi i lëndëve ushqyese e ka bërë të paleverdisshme mbajtjen e bagëtive.

“Çmimet e lëndëve ushqyese për kafshët janë rritur mbi 30%. Konkretisht një top jonxhë nga 600 lekë kushton 1,300 lekë, misri nga 40 lekë kg në 55 lekë kg. Kërkesa për qumësht është dy-fishuar, por vetëm gjysma e saj arrihet të sigurohet nga fermerët, pasi shumë prej tyre janë larguar në emigracion. Jemi të detyruar të lidhëm kontrata me fermerët për blerjen e qumështit me qëllim që mos largohen, pasi kjo do të krijonte vështirësi për gjetjen e lëndës të parë në fabrikë. Po ashtu kostoja e përpunuesit është rritur nga lëndët e tjera që përdorim, si: maja, kultura, detergjentë (soda kaustike, acidi, klori, dizinfektuesi i linjës) janë rritur me 50% ”, veçon ai.

Përpunuesit përsërisin kërkesën e tyre për rimbursimin e qumështit për litër të prodhuar nga fermeri dhe jo për krerë bagëtie, siç është parashikuar në skemën kombëtare të bujqësisë pas heqjes të TVSH-së 6% të kreditueshme. “Kompensimi i qumështit 10 lekë/litër te fermerët është zgjidhja e duhur që do të rriste 20% prodhimin e qumështit, por edhe do të nxiste fermerin për të mos braktisur tokën dhe bagëtitë. Nëse do të bëhet rimbursimi 10 lekë për litër do të ketë një formalizim të ekonomisë, pasi përpunuesit janë të detyruar nga fermerët të lëshojnë faturën tatimore, kush është i pa formalizuar nuk operon dot në treg”, rekomandon Taulant Pupa nga kompania “Vita 2001” ku janë të punësuar 24 banorë të zonës.

Shtimi i kostove nga shtrenjtimi i qumështit të fermerëve, pas heqjes të skemës të TVSH-së të rimbursueshme nga 1 janari 2021, rritjes të çmimit të energjisë, naftës, plastikës është reflektuar me rritje të çmimit edhe te operatorë të tjerë të tregut. Në mesin e muajit prill një tjetër kompani rriti çmimet e bulmetit, pas rritjes që u bë në muajin mars. Rritja e çmimeve ka nisur që në muajin korrik 2021 kur operatorët filluan të vuanin rritjen e çmimit të plastikës dhe energjisë nga tregu i liberalizuar. /Monitor

 

Etiketa: BULMETCmimeKryesore1

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Shqipëria ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë në 2021, e dyta në rajon

Shqipëria ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë në 2021, e dyta në rajon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nuk pranoi se e ka nisur këtë lëvizje brenda forcës së tij politike për shkak...

Lexo më shumë
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com