GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tryeza për Integrimin në BE/ Mazi, kritika Krajës: Duhet koordinim, ja si i përgjigjet kreu i SPAK

17:16 - 26/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Tryeza për Integrimin në BE/ Mazi, kritika Krajës: Duhet koordinim, ja si i përgjigjet kreu i SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pranishëm në tryezë në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë, Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka deklaruar sot se kapitujt 23 dhe 24 të negociatave janë më të rëndësishmit për integrimin e Shqipërisë në BE. Mazi kërkoi më tepër bashkëpunim, kryesisht në raportimet për çështjet e drejtësisë. Sipas tij, Reforma në Drejtësi zë vend të posaçëm si një nga reformat më transformuese të këtyre 30 viteve të fundit dhe se ka kontribuar në pastrimin e pallatit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

“Ky proces është si një maratonë. Duhet të jetë e qartë edhe se, përtej aspiratës së madhe dhe përfitimeve, që do të jenë dykahëshe, ka dhe detyrime. I referohem kritereve të Kopenhagës. Ato janë shtyllat bazë ku BE e mbështet procesin e anëtarësimit të vendeve kandidate, siç është Shqipëria. Kapitujt 23 dhe 24 mund të karakterizohen si lokomotiva të procesit të negociatave. Bazuar dhe në eksperiencën e fqinjëve, që e kanë filluar këtë proces para nesh, këto dy kapituj kanë qenë vendimtarë në hapjen e kapitujve të tjerë. Këto dy kapituj kanë ndikim horizontal, ato priten si rrathë koncentrikë, interferojnë me kapituj të tjerë. Në mënyrë figurative, në rast se nuk bëni mirë detyrat e shtëpisë këtu, të tjerët mbesin në klasë. Kriteri politik ka tjetër rëndësi thelbësore në procesin e anëtarësimit. Janë bërë përpjekje të qëndrueshme për prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe reformën në administratën publike. Këto përpjekje janë njohur dhe nga ana e Komisionit dhe vendeve anëtare. Reforma në Drejtësi zë vend të posaçëm si një nga reformat më transformuese të këtyre 30 viteve të fundit. Rezultatet e kësaj ndërmarrjeje madhore ndihen çdo ditë e më shumë. Reforma ka kontribuar në pastrimin e pallatit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit” – tha Mazi.

Ndërkohë që shtoi se ministria e Drejtësisë për shkak edhe të rolit që ka në proces, është e detyruar të koordinojë një numër të lartë institucionesh dhe për këtë tha se duhet durim me BE-në. Sipas Mazit, procesi i integrimit është i gjatë, por institucionet e pavarura duhet të jenë më prezentë në formatet e ndryshme të takimeve që kanë qëllim integrimin.

“Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë ka rritur transparencën, llogaridhënien dhe, më e rëndësishmja, ka kontribuar në rritjen e cilësisë së dhënies së drejtësisë në vend. Situata ku ndodhemi sot nuk ka të bëjë më me realizimet apo mosrealizimet e vendit tonë. Për ne kapitulli i mosrealizimeve është i mbyllur. Situata aktuale, siç jeni në dijeni, lidhet vetëm me një mosmarrëveshje ndërmjet një vendi anëtar dhe një vendi kandidat. Vendi ynë po pëson dëm kolateral. Në dijeninë time, që ndjek çdo ditë situatën, të dyja palët janë duke zhvilluar bisedime intensive për sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve. Fokusi ynë sot është mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare sa më parë, mundësisht brenda qershorit. Përgatitjet janë në fazë të avancuar. Teksa po hymë në një fazë tepër të rëndësishme të procesit, duhen pasur në konsideratë disa observacione. Së pari, koordinimi ndërinstitucional me Kryenegociatorin dhe Drejtorinë e BE-së në MEPJ është kyç. Kjo nënvizon nevojën që institucionet e drejtësisë që kontribuojnë në Kapitullin 23, të koordinohen me Koordinatorin për Kapitullin 23, znj. Pirdeni, Koordinatoren për Reformën në Administratën Publike, znj. Koçiu, dhe ato me Kryenegociatorin. Mbledhjet e GNPIE dhe Platformave të Partneritetit janë shtyllat kurrizore ku mbështetet procesi. Gjithëpërfshirja duhet të jetë mostra jonë. Aty ku acquis do ketë implementim më të gjerë, ata duhen ftuar në tavolinë. Mos harroni se rreth 70 % e acquis do të implementohet në nivel vendor. Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura. Ministria e Drejtësisë për shkak edhe të rolit që ka në proces, është e detyruar të koordinojë një numër të lartë institucionesh. Një pjesë e mirë e tyre janë institucione të pavarura. Institucionet e pavarura duhet të jenë më prezentë në formatet e ndryshme të takimeve që kanë qëllim integrimin. Ata duhet të sigurojnë një koordinim institucional me MD të rregullt, për çdo hap, dhe në çdo kohë. Vonesat vetëm na pengojnë. Ky proces integrues ka rezultuar të jetë tejet i gjatë, sfidues dhe i komplikuar. Me BE, si brenda ashtu edhe jashtë saj, duhet durim strategjik” – tha Mazi.

Këtyre kritikave për mungesën e raportimeve, iu përgjigj kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Ai u shpreh se është e pafalshme që të marrë vesh zhvillimet nga të huajt për gjërat që ai vetë duhet të raportojë. Kraja shtoi se nuk mund të raportojnë çdo javë për çështjet, pasi ato janë nën hetim dhe shume prej tyre edhe sekret. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i pranishëm në të njëjtën tryezë ka përshëndetur fitoren e Macron duke e cilësuar si një hap shprese për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Gjatë aktivitetit të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë, Manja tha se fitorja e Macron sjell shpresë dhe është një proces që tregon se vëzhgimi ndaj vendit do të rritet dhe kërkesat do të ashpërsohen.

 

 

 

 

 

Etiketa: Arben KrajaBEIntegrimikoordinimkritikapergjigjetSpaktryezaZef Mazi

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
KPA kërkon analizë të pasurisë së gjyqtarit Banushi: Nuk justifikon të paktën 33 milionë lekë

KPA kërkon analizë të pasurisë së gjyqtarit Banushi: Nuk justifikon të paktën 33 milionë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com