GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja me armë zjarri e 23-vjeçarit, ja si 5 të rinjtë ndihmuan autorët të arratiseshin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT+FOTO/ Atentati në Pogradec, arrestohen 5 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë persona kanë përfunduar në pranga nga Policia e Pogradecit në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj një 23-vjeçari, djali i një biznesmeni të njohur në zonë.

Ndërsa dy autorët që qëlluan me armë ndaj të riut janë ende në arrati, pesë bashkëpunëtorët e tyre përfunduan në pranga. Policia bëri me dije se ka prangosur personat e identifikuar me emrat Fatjon Bono; Kristian Kresto; Hekuran Gjona; Ledion Shkullaku, si dhe Rudi Shaho. Të gjithë të rinjtë, nga mosha 22 deri në 32 vjeç kanë ndihmuar autorët që të largohen nga vendi i ngjarjes nëpërmjet tri automjeteve, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

Në këtë mënyrë, autorët e dyshuar të ngjarjes, Firdeus Berberi dhe shoku i tij, Griseld Maxhari, ia kanë dalë të largohen nga vendi i ngjarjes dhe për pasojë t’i shpëtojnë prangave të policisë.

Tri vepra penale rëndojnë mbi të rinjtë e arrestuar “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Pas aksionit për arrestimin e të rinjve, Policia e Pogradecit ka sekuestruar edhe tri automjete, me të cilat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Fatjon Bono, 32-vjeç, kishte në përdorim një automjet tip “Volkswagen Golf”, i cili sipas policisë është përdorur në ngjarje dhe me anë të së cilës janë larguar fillimisht dy autorët. Ndërkohë, një automjet tip “Benz” dhe një tjetër tip “BMWX5”, kanë transportuar më tej shtetasit Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari. Më shumë se 24 orë pas ngjarjes ku 23- vjeçari Johan Muçllari mbeti i plagosur me plumb në këmbë si dhe me thikë në pjesën e kokës, mbetet mister vendndodhja e autorëve. Policia tha se po vijon intensivisht punën për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Etiketa: PlagosjePogradec

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, kthehet në “strehë” për kriminelët shqiptarë

Dubai, parajsa e trafikantëve shqiptarë! Si strehohen të shumë kërkuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com