GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Putin nuk i ndahet Kosovës, e krahason me sulmin ndaj Ukrainës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin nuk i ndahet Kosovës, e krahason me sulmin ndaj Ukrainës

Beograd, 17. januara 2019. - Predsednik Ruske Federacije Vladimir Putin doputovao je u celodnevnu zvanicnu posetu Srbiji, gde mu je domacin predsednik Srbije Aleksandar Vucic. Ceremonija svecanog doceka ruskog predsednika ispred Palate Srbija . FOTO TANJUG/ TANJA VALIC/ bg

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kohën kur Rusia po përdor sulmin e armatosur për të kryer gjenocid, duke vrarë fëmijët dhe civilët e pafajshëm ukrainas, presidenti Vladimir Putin ka përmendur disa herë brenda takimit me shefin e OKB-së Kosovën duke e krahasuar shpalljen e pavarësisë së saj me situatën në Ukrainë.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Putin e përdor Kosovën duke e krahasuar me situatën në Ukrainë. Rasti konkret ka qënë në ditën që presidenti rus deklaroi se Rusia po organizon “një operacion special ushtarak” në Ukrainë ku përmendi pavarësinë e Kosovës nga Serbia me anë të ndërhryjes së Nato-s për të justifikuar sulmin ndaj Ukrainës për aneksim territori.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka përdorur pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’. Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precedenti ekziston”, ka thënë Putin gjatë këtij takim.

Në anën tjetër, Guterres ka tentuar të gjejë arsye përballë Putinit, thotë se OKB-ja prapëseprapë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Para së gjithash, Kombet e Bashkuara nuk e kanë njohur Kosovën”, është përgjigjur Guterres.

Gjithsesi Putin ka vazhduar, duke thënë së OKB-ja nuk e ka njohur, por Kosovën e ka njohur si shtet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Por, Gjykata Ndërkombëtare e ka njohur Kosovën. Nëse presidenti ekziston, atëherë Republika e Donbasit duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë, e tashmë e kanë bërë. Nga ana e jonë i kemi pranuar si shtete të pavarura. Shumë shtete kanë vepruar në këtë mënyrë, përfshirë oponentët tanë në relacion me Kosovën, ku shumë shtete në botë e kanë njohur atë. Ky është një fakt. Ne do ta bëjmë të njëjtën me Republikën e Donbasit”, deklaroi presidenti rus.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë kanë thënë se, Rusia dhe Putini janë kërcënim serioz për destabilizimin e Ballkanit, në veçanti Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, duke përdorur Serbinë si shtet që i investon në destabilizimin e rajonit.

Etiketa: GuterresKosovakrahasimiPutin

Lajme të lidhura

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Aktualitet

Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

16:38 - 16/08/26
Para
Operacion blic për tjetërsim pronash në Shëngjin, arrestohen dy persona

Operacion blic për tjetërsim pronash në Shëngjin, arrestohen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com